Takim i punës me kryetarët e katër gjykatave të apelit mbi lëndët me interes të lartë publik [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Takim i punës me kryetarët e katër gjykatave të apelit mbi lëndët me interes të lartë publik

Risi  |  13 Pri 2023
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, sot pati takim të punës me kryetarët e katër gjykatave të apelit të shtetit.

         

             

 

Në takimin e punës, që u mbajt në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u shqyrtua dhe diskutua çështja e veprimit të lëndëve me profil të lartë dhe me interes të lartë publik.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, theksoi rëndësinë e çështjes që u diskutua, duke potencuar se veprimi dhe vendimmarrja mbi lëndët me interes publik flet për efikasitetin e gjyqësorit, por edhe në një masë të madhe ndikon në besimin e gjyqësorit që vazhdimisht theksohet në raportet relevante.  

Në takimin e punës, arritën në përfundim se mbi lëndët me interes të lartë publik doemos duhet të veprohet në mënyrë efikase, me përditësim dhe në pajtim me ligjin, dhe me qëllim që të mos shkaktohet parashkrimi i tyre.

“Mbi lëndët me interes të lartë publik të veprohet me përditësim dhe të vendoset sipas ligjit dhe rregullave, për sigurimin e realizimit efektiv të drejtësisë dhe njëkohësisht të shmanget rreziku nga parashkrimi i lëndëve me profil të lartë.

Veprimi i përditësuar dhe vendimmarrja mbi lëndët me interes publik të jetë pjesë përbërëse e planit të punës së gjykatave, aktiviteteve të planifikuara dhe procedurave të brendshme në përputhje me dokumentet strategjike për pavarësinë e gjyqësorit, integritetin e gjyqtarëve, transparencën, luftën kundër korrupsionit dhe përparimin e vendit në pjesën e gjyqësorit.

Të bëhen përpjekje nga ana e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për tu plotësuar vendet e zbrazura të gjyqtarëve, që drejtpërdrejtë ndikon në punën efikase të gjykatave”, qëndron në Konkluzionin e takimit të punës.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, tregoi se si kryetare e Gjykatës Supreme edhe gjatë takimeve të kaluara të punës me gjykatat e apelit ka vënë në dukje rëndësinë e kësaj çështjeje.   

 

 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_