Raporti vjetor dhe Programi i punës së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Raporti vjetor dhe Programi i punës së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Risi  |  6 Pri 2023
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Rendin kushtetues dhe ndarjen e pushtetit në ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor është gjykata më lartë në Republikën, që siguron unitetin në zbatimin e ligjeve nga ana e gjykatave dhe është bartëse e pushtetit gjyqësor.

 

 

Gjykata Supreme, vitin raportues 2022 e mbaroi si gjykatë efikase, fluksin e lëndëve e kapërceu tërësisht, ndërsa numri i lëndëve të mbetura është zvogëluar për 149 lëndë.  Gjykata Supreme, kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore në vitin raportues 2022, i realizoi me një numër të zvogëluar të gjyqtarëve dhe të administratës gjyqësore.

Në përputhje me Ligjin për gjykatat, në kuadër të kompetencës së saj, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si gjykatë më e lartë vendos në shkallë të tretë dhe të fundit ndaj ankesave kundër vendimeve të gjykatave të apelit, ndaj mjeteve të jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve të plotfuqishme të gjykatave dhe vendimeve të këshillave të tyre kur ajo është përcaktuar me ligj, për ndeshje të kompetencave dhe caktimin e kompetencave vendore, vendos ndaj kërkesave për cenimin e të drejtës së gjykimit në afat të arsyeshëm, në shkallën e parë dhe të dytë, në procedurë të përcaktuar me ligj para gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas rregullave dhe parimet e përcaktuara me Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut duke zbatuar praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe në përputhje me çështje tjera të përcaktuara me ligj.   

Raporti i punës së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të shkarkohet në këtë link.

Qëllimi themelor i programit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut është veprimi dhe vendimmarrja transparente, efikase dhe me përditësim në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore. Për realizimin e këtij qëllimi, Gjykata do të vazhdojë me realizimin e kompetencave të saj në përputhje me proceset reformuese dhe me konstatimet pozitive në Raportin e Bashkimit Evropian dhe Raportin e Departamentit të Shtetit që kanë të bëjnë me Gjykatën Supreme.   

Në këtë drejtim, Gjykata do të vazhdojë me përparimin e praktikës gjyqësore; konsekuencën e vendimeve; miratimin e qëndrimeve parimore, mendimeve juridike dhe konkluzioneve, ndërmarrjen e aktiviteteve për përfshirjen më të madhe profesionale, përparimin e transparencës, përforcimin e statusit të gjyqtarëve dhe integritetit të tyre; statusin e shërbimit gjyqësor dhe veprimin e vazhdueshëm në përputhje me dokumentet strategjike për reformat në sektorin e gjyqësorit dhe për luftën kundër korrupsionit.  

Një nga qëllimet themelore të programit është edhe përforcimi i pozitës së Gjykatës Supreme në bazë të parimit kushtetues të ndarjes së pushtetit dhe parimeve të sundimit të së drejtës, respektimi i të drejtave dhe liritë e njeriut dhe pavarësia e çiltërsia e gjyqësorit, si një nga faktorët e rëndësishëm për besimin në gjyqësorin, që njëkohësisht paraqet një nga angazhimet themelore për Gjyqësor të Hapur.

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë me aktivitetet për bashkëpunimin më të thellë me të gjithë faktorët nga sektori i gjyqësorit, dhe me qëllim për përparimin e përgjithshëm të gjendjes së gjyqësorit dhe përforcimin e rolit dhe pozitës së Gjykatës Supreme në përputhje me përcaktimet kushtetuese.

Programi i punës së Gjykatës Supreme mund të shkarkohet në këtë link.

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_