Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile

Njoftim për opinionin  |  29 Mar 2023
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 21.03.2023, mbajti seancë të Sektorit të veprave civile, në të cilën u propozua dhe u pranua:

                                                        R E N D I   I   D I T Ë S

                                   

1.Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile të datës 28.02.2023;  

2.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin janar 2023;

3.Vazhdimi me diskutimin mbi Konkluzionin e katër gjykatave të apelit të nxjerrë në takimin e punës të mbajtur më 08-09.06.2022, për unifikimin e praktikës gjyqësore për çështjen juridike, nëse të punësuarve në policinë gjyqësore-policëve gjyqësorë u takon rrogë shtesë të paraparë në nenin 117 paragrafi (4) të Ligjit për marrëdhënie pune, si dhe kompensimi i shpenzimeve për ushqim për punën e natës të paraparë në nenin 128 të LMP, duke qenë se këto kompensime nuk janë paraparë në Ligjin për shërbimin gjyqësor, por janë paraparë me Ligjin për marrëdhënie pune dhe nëse në rastin konkret për këtë kategori të punësuarve duhet të zbatohet Ligji për marrëdhënie pune;                             

4.Diskutimi mbi Konkluzionin e katër gjykatave të apelit të nxjerrë në takimin e punës të datës 08-09.06.2022, për unifikimin e praktikës gjyqësore për çështjet juridike, nëse personit i cili ka qenë në paraburgim i takon kompensim i dëmit në qoftë se procedura është ndërprerë për shkak të parashkrimit absolut të ndjekjes penale në kuptim të nenit 553 të Ligjit për procedurë penale (në kushte kur ai vet nuk ka kryer veprime të kundërligjshme që t’i hiqet liria), dhe nëse personit të akuzuar me aktgjykim të plotfuqishëm për të cilin sipas mjetit të jashtëzakonshëm juridik akuza është refuzuar, i takon kompensim të dëmit në qoftë se nuk është privuar nga liria ose nuk ka filluar me vuajtjen e dënimit me burgim nga ai aktgjykim;  

5.Shqyrtimi i çështjeve juridike nga sfera civile që janë paraqitur në praktikën gjyqësore të gjykatave të apelit, në raport me të cilët nevojitet që të përputhen qëndrimet për harmonizimin e praktikës gjyqësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Në seancën e mbajtur, Sektori i veprave civile:

 

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi Procesverbalin nga seanca e Sektorit të veprave civile të datës 28.02.2023;

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, miratoi Raportin për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin janar 2023;

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, miratoi mendim juridik për çështjen juridike;

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, miratoi mendim juridik për çështjen juridike;

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, u shqyrtuan çështjet juridike nga sfera civile që janë paraqitur në praktikën gjyqësore të gjykatave të apelit për të cilat nevojitet përputhje e qëndrimeve;

 

 

                                                                             Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut

                                                       Sektori i veprave civile

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_