Njoftim lidhur me Aktgjykimin e miratuar mbi revizionin e deklaruar për kompensimin e dëmit jo material për Zoran Verushevskin [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim lidhur me Aktgjykimin e miratuar mbi revizionin e deklaruar për kompensimin e dëmit jo material për Zoran Verushevskin

Risi, Njoftim për opinionin  |  11 Kor 2023

 

Për shkak të interesimit të publikut dhe mediumeve, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se, në çështjen juridike të paditësit Zoran Verushevski, kundër të paditurit Republika e Maqedonisë së Veriut, për kompensimin e dëmit jo material, duke vendosur mbi revizionin e të paditurit, të deklaruar përmes përfaqësuesit ligjor Avokati shtetëror për rajonin S., kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit Shkup GZH. nr.3171/21 të datës 10.12.2021, solli aktgjykim me të cilin revizioni i të paditurit miratohet pjesërisht.

Me këtë Aktgjykim ndryshohen aktgjykimet e Gjykatës së Apelit Shkup GZH.nr.3171/21 të datës 10.12.2021, aktgjykimi i Gjykatës Themelore Civile Shkup P4-147/21 të datës 26.05.2021 dhe Aktvendimi për korrigjimin e Gjykatës Themelore Civile Shkup P4-147/21 të datës 10.06.2021, në pjesën e kërkesë padisë së miratuar dhe vendimit për shpenzimet e procedurës dhe detyrohet i padituri që paditësit Zoran Verushevskit, në emër të dëmit jo material për dhimbjet e pësuara shpirtërore për shkak të shkeljes së të drejtave personale – nderit, reputacionit dhe lirisë për shkak të privimit pa arsye nga liria – paraburgimit, t’i paguajë kompensim në para në shumë prej 1.720.000,00 denarë, me kamatë dënuese ligjore në lartësi të shkallës së referencës të BP të RMV, që për çdo gjysmë vjetor ka vlejtur në ditën e fundit të gjysmë vjetorit që i ka paraprirë gjysmë vjetorit aktual me rritje për tetë pikë përqindjeje, llogaritur nga dita e gjykimit – 26.05.2021, deri në pagesën përfundimtare, në afat prej 15 ditësh pas pranimit të aktgjykimit.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e refuzoi si të pabazë kërkesë padinë më të madhe të paditësit për kompensimin në emër të dëmit jo material për dëmet e pësuara shpirtërore për shkak të shkeljes së të drejtave personale – nderit, reputacionit dhe lirisë për shkak të privimit pa arsye nga liria – paraburgimit, për dallimin nga shuma e shqiptuar prej 1.720.000,00 denarë, me këtë aktgjykim, deri në shumën prej 2.580.000,00 denarë, me kamatë dënuese ligjore, llogaritur nga 26.05.2021, që është shqiptuar me aktgjykimin e shkallës së parë, ndërsa i konfirmuar me aktgjykimin e shkallës së dytë, për arsye se vlerëson që i njëjti është vendosur shumë i lartë”, thuhet në Aktgjykimin që mund të shkarkohet në këtë link.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_