Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
R E N D I I D I T Ë S
1. Ndryshimi i Vendimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit për vendimmarrjen e ankesës të deklaruar kundër Aktvendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
2. Dhënia e mendimit për Propozim – Ligjin për menaxhimin me pronën e konfiskuar, me përfitimin pronësor dhe me sendet e konfiskuara në procedurën për kundërvajtje dhe penale, dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë.
3. Diskutimi për Iniciativën për miratim të qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Gjoko Gazhoski, avokat nga Shkupi.
4. Dhënia e mendimit mbi Raportin për implementimin e Strategjisë për reforma në Sektorin e gjyqësorit 2017 – 2022 dhe Planit aksionar, të dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë.
5. Diskutimi për Konkluzionin e Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm, në lidhje me përjashtimin e gjyqtarëve në procedurë për gjykim në afat të arsyeshëm.
6. Diskutim për çështjen juridike:
„Nëse afati prej 30 ditësh për parashtrimin e ngritjes së procedurës për kundërvajtje sipas nenit 83 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr.96 të datës 17.05.2019) është afat përfundimtar dhe si pasojë ka hedhjen poshtë të kërkesës pas skadimit të atij afati ose ai afat është vetëm instruktiv dhe i dedikohet parashtruesit që më shpejt, më me përditësim dhe në afat të arsyeshëm t’i parashtrojë kërkesat për kundërvajtje drejtuar organeve kompetente”, (anuluar nga 16.06.2022 dhe nga 13.09.2022).
Seanca e përgjithshme:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi Vendim për ndryshimin e Vendimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit për vendimmarrjen e ankesës të deklaruar kundër Aktvendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, dha mendim pozitiv me vërejtje për Propozim – Ligjin për menaxhimin me pronën e konfiskuar me përfitimin pronësor dhe me sendet e konfiskuara në procedurën për kundërvajtje dhe penale.
Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin Iniciativa e parashtruar nga Gjoko Gazhoski nga Ohri, për miratim të mendimit juridik parimor nuk miratohet.
Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, nxori Konkluzion për formimin e grupit për përgatitjen e mendimit për Raportin e implementimit të Strategjisë për reforma të sektorit të gjyqësorit 2017 – 2022 dhe Planit aksionar.
Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, nxori Konkluzion për përgatitjen e Propozim – qëndrimit parimor.
Lidhur me pikën e gjashtë, seanca e kësaj çështje juridike vazhdon në Seancën e ardhshme të përgjithshme.
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut