Në Gjykatën Supreme u mbajt takim me një delegacion nga Uzbekistani [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Në Gjykatën Supreme u mbajt takim me një delegacion nga Uzbekistani

Evenimente, Risi  |  10 Nën 2022
Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot u mbajt takim me një delegacion nga Gjykata Supreme e Uzbekistanit dhe me përfaqësues të OSBE dhe ODIHR.

Takimi në Gjykatën Supreme u realizua në kuadër të vizitës studiuare të delegacionit, përkushtuar barazisë gjinore në sektorin e gjyqësorit.

Zëvendës – kryetarja e Gjykatës Supreme, Cvetanka Periq, në fjalimin e saj theksoi se takimi paraqet mundësi të shkëlqyer për krijimin e bashkëpunimit me Gjykatën Supreme të Uzbekistanit.

Në këtë drejtim, zëvendës – kryetarja e Gjykatës Supreme foli për punën, pozitën dhe kompetencën e Gjykatës Supreme dhe iu referua çështjes për barazinë gjinore.

“Vet fakti që në Gjykatën Supreme ka një numër dominues të bartësve të pozitave, siç janë kryetarja e gjykatës, zëvendës – kryetarja e gjykatës, të sektorëve dhe të vendeve udhëheqëse në administratë, tregon se në Gjykatën Supreme janë kapërcyer paragjykimet se bartës të funksioneve vendimmarrëse janë meshkujt dhe se nuk ka pengesa jo vetëm ligjore por edhe reale që femrat të jenë të vendosura edhe në pozita më të larta”, theksoi Periq.  

Sanobar Mamadalieva, përfaqësuese e Gjykatës Supreme të Uzbekistanit, vu në dukje se për barazinë gjinore në gjyqësorin në Uzbekistan realizohen më shumë aktivitete për përmirësimin dhe përparimin e situatës dhe se një nga angazhimet më të rëndësishme është formimi i Shoqatës së grave-gjyqtare, që do t’i promovojë qëllimet e deklaruara.  

Mamadalieva nënvizoi se, eksperiencat për barazinë gjinore të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jenë në dobi të madhe dhe se me rëndësi ekskluzive në të ardhmen do të jetë bashkëpunimi i ndërsjellë i të dyja gjykatave.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_