Kryetarja e Gjykatës Supreme me fjalim në Konferencën ndërkombëtare gjyqësore për pavarësinë e gjyqësorit [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme me fjalim në Konferencën ndërkombëtare gjyqësore për pavarësinë e gjyqësorit

Evenimente, Risi  |  4 Nën 2022
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, pati fjalim në Konferencën ndërkombëtare gjyqësore për pavarësinë e gjyqësorit në organizim të Shoqatës së gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadës së SHBA – ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në bashkëpunim me Institutin CEELI nga Praga.

 

Në Konferencën u diskutua për gjyqësorin në kuadër të negociatave për qasjen në BE, për ndikimet e jashtme në gjyqësorin, për praktikat më të mira në luftën kundër korrupsionit dhe për integritetin e gjyqtarit.

Kryetarja Ademi, në fjalimin e saj theksoi se pavarësia e gjyqësorit është kusht për sundimin e së drejtës, por njëkohësisht paraqet edhe kusht për realizimin e perspektivave evropiane.

“Vetëm një gjyqësor i pavarur, i lirë nga presionet dhe ndikimet mund të ketë dinjitetin, reputacionin dhe integritetin e vet. Integriteti i gjyqtarëve është garancia më e fortë e një gjykimi të drejtë, por edhe mënyra më efikase për luftën kundër korrupsionit. Ne kemi nevojë për një bashkëjetesë sociale për gjyqësorin, ku do të potencohen vlerat evropiane që synojmë si shtet”, theksoi Ademi, duke cekur edhe rëndësinë e solidaritetit gjyqësor në këtë drejtim.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, gjithashtu, theksoi se nevojitet bashkëpunim më intensiv në mes të gjithë institucionet kompetente në aspektin e realizimit të standardeve nga Kreu 23 dhe se nevojitet përfshirje më e madhe në proceset reformuese, për të cilën tregon edhe Raporti i ri i Bashkimit Evropian.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë me përpjekjet për plotësimin e standardeve evropiane. Vlerësimi pozitiv i Bashkimit Evropian për punën e Gjykatës Supreme paraqet inkurajim të madh për ne”, shtoi Ademi.

 

 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_