Kryetarja e Gjykatës Supreme me fjalim në ngjarjen publike kushtuar Partneritetit për Qeveri të Hapur [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme me fjalim në ngjarjen publike kushtuar Partneritetit për Qeveri të Hapur

Risi, Njoftim për opinionin  |  7 Kor 2023
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, sot pati fjalim në ngjarjen publike “Partneritet për Qeveri të Hapur – Dialog për Planin aksionar nacional 2024-2026”.

         

 

Kryetarja Ademi, në fjalimin e saj tha se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është institucioni i parë në gjyqësorin që ka pranuar Iniciativën për Gjyqësor të Hapur, duke kuptuar nevojën për sigurimin e një ekuilibri midis tre autoriteteve me qëllim sigurimin dhe qasjen e informacioneve te qytetarët në arritjen e drejtësisë efikase dhe efektive.   

Ademi, në fjalim theksoi bashkëpunimin intensiv me organizatat civile që janë pjesë e Këshillit për Gjyqësor të Hapur dhe me të cilat me angazhim të përbashkët janë realizuar aktivitetet e planifikuara.

 Kryetarja e Gjykatës Supreme, theksoi inkurajimin e madh dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian për punën e Këshillit për Gjyqësor të Hapur.  Ademi i vuri në dukje qëndrimet parimore të Gjykatës Supreme të cilat bazohen në angazhimet dhe qëllimet e Këshillit për Gjyqësor të Hapur dhe të cilat janë një kontribut i rëndësishëm në përparimin e transparencës.  

“Gjyqësori i Hapur si një pjesë e partneritetit të hapur të qeverisë do të shërbejë si mekanizëm për përmirësimin e statusit të gjyqësorit të përcaktuar në Kushtetutë dhe ligje, në sigurimin e kushteve për respektimin e plotë të parimit të pavarësisë në të gjitha format, institucionale, funksionale dhe financiare dhe të paraqesë bazën për çiltërsinë e tërësishëm të gjykatave që është i rëndësishëm për rritjen e mendimit pozitiv të qytetarëve. Mbështetja të cilën si gjyqësor e japim në konceptin e Partneritetit për Qeveri të Hapur është me qëllim për sigurimin efikas dhe efektiv të drejtësisë, si dhe mekanizëm që do të kontribuojë në rritjen e çiltërsisë së gjykatave dhe besimin e qytetarëve në shërbim të të cilit është edhe vet gjyqësori”, theksoi Ademi. 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_