Kryetarja e Gjykatës Supreme zhvilloi takim me përfaqësues nga Projekti “Mbështetja e BE-së për sundimin e të drejtës [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme zhvilloi takim me përfaqësues nga Projekti “Mbështetja e BE-së për sundimin e të drejtës

Risi, Njoftim për opinionin  |  19 Kor 2023
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, zhvilloi takim me përfaqësues nga Projekti për mbështetjen e BE-së për sundimin e të drejtës, të udhëhequr nga Dr. Gregorzh Borkovski, lider i komponentit 1 të Projektit.

Në takimin që u mbajt në Gjykatën Supreme, u bisedua për aktivitetet të cilat do të realizohen në përforcimin e sundimit të së drejtës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sidomos në pjesën e institucioneve gjyqësore.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, theksoi se bashkëpunimi në kuadër të projektit ka rëndësi të jashtëzakonshme për gjyqësorin në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për angazhimet e vazhdueshme të cilat kanë të bëjnë me përparimin e efikasitetit, cilësisë së drejtësisë, transparencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në këtë drejtim, Ademi i prezantoi aktivitetet e Gjykatës Supreme në  aspektin e përparimit të praktikës gjyqësore, miratimin e qëndrimeve parimore të cilat janë vërejtur në raportet ndërkombëtare, zbatimin e standardeve evropiane, punën e Këshillit për Gjyqësor të Hapur, angazhimet dhe propozimet për përmirësimin e legjislacionit me një theks të veçantë të Strategjisë për reforma të gjyqësorit, iniciativat për ndryshimin e ligjeve, komunikimin e sektorit civil, angazhimet për rritjen e transparencës, si dhe për propozimet lidhur me përmirësimin e AKMIS- sistemit dhe punën e arkivit në tërësi.  

Si gjyqtar shumëvjeçar, ekspert juridik dhe përfaqësues i projektit, Dr. Gregorzh Borkovski, theksoi se angazhimet e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut flasin për përkushtimin që e ka gjykata më lartë e shtetit mbi çështjet kryesore për funksionimin e gjyqësorit në pajtim me principet e pavarësisë, efikasitetit dhe transparencës.

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_