Kryetarja e Gjykatës Supreme zhvilloi takim të punës me përfaqësues të Misionit të OSBE – së, në Shkup
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme zhvilloi takim të punës me përfaqësues të Misionit të OSBE – së, në Shkup
Në takimin e punës u prezantua dokumenti punues – Raporti i OSBE – së, lidhur me procedimin efikas të formave serioze të krimit të organizuar dhe korrupsionit si kusht i rëndësishëm për sundimin e të drejtës.
Duke potencuar rolin e aktiviteteve dhe raporteve të OSBE – së, ku është vërejtur edhe puna e Gjykatës Supreme, Kryetarja Ademi theksoi se analizat e këtilla me objektivitetin dhe sistemimin e tyre japin kontribut të madh për gjyqësorin dhe se shërbejnë si pikë kryesore referimi për realizimin e proceseve reformuese dhe tejkalimin e mangësive institucionale.
Në takim, gjithashtu, u potencua se për procedimin efikas të formave serioze të krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet një përkushtim më i gjerë politik, bashkëpunim ndërinstitucional, udhëheqje vendimtare në gjyqësorin dhe vizion të përbashkët të të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut.