Mos sigurimi i mjeteve të përcaktuara me ligj për gjyqësorin është në kundërshtim me pavarësinë e tij kushtetuese dhe ligjore [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Mos sigurimi i mjeteve të përcaktuara me ligj për gjyqësorin është në kundërshtim me pavarësinë e tij kushtetuese dhe ligjore

Risi, Njoftim për opinionin  |  26 Kor 2023
Të dhënat e publikuara të Entit Shtetëror të Revizionit konfirmojnë se mjetet buxhetore të dedikuara për gjyqësorin janë në rënie të vazhdueshme dhe nuk shpërndahen në përputhje me Ligjin për buxhetin gjyqësor.

       

Sipas raporteve të revizorit, mjetet që ndahen për financimin e Pushtetit gjyqësor për vitin 2022 janë madje për 63% më pak nga limiti i përcaktuar ligjor, përkatësisht në vend të 0,8% të PDB-së, për gjyqësorin janë dedikuar vetëm 0,3%.

Ligji për buxhetin gjyqësor përcakton se me buxhetin gjyqësor sigurohet financim i qëndrueshëm, i balancuar dhe adekuat i pushtetit gjyqësor, me synimin për të siguruar autonominë dhe pavarësinë kushtetuese dhe ligjore.

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, thekson se deri më sot nuk është përmbushur obligimi ligjor që të sigurohet 0,8 për qind nga PDB-ja për gjyqësorin dhe në atë drejtim tregon për detyrën dhe nevojën për respektimin e vazhdueshëm të Ligjit për buxhetin gjyqësor.

“Sigurimi i mjeteve të përcaktuara ligjore për punën e gjyqësorit paraqet një nga faktorët kryesorë për pavarësinë e pushtetit gjyqësor që është një nga tre pushtetet  në shtet. Krijimi dhe realizimi i buxhetit gjyqësor duhet të jetë në përputhje me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve dhe në përputhje me rregullat që e garantojnë pavarësinë financiare, ligjore dhe funksionare të gjyqësorit”, thekson kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi.   

 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_