U miratua propozimi i Kryetares së Gjykatës Supreme për shtesat e rrogës për administratën gjyqësore në lartësi prej 15% [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

U miratua propozimi i Kryetares së Gjykatës Supreme për shtesat e rrogës për administratën gjyqësore në lartësi prej 15%

Risi  |  7 Kor 2023

Me propozim të kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, e cila sot kryesoi si zëvendëse – e kryetarit të Këshillit të buxhetit gjyqësor, u miratua Vendimi për shtesat e rrogës në lartësi prej 15%, për nëpunësit gjyqësor dhe për nëpunësit e Këshillit gjyqësor të RMV dhe Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev”.

Anëtarët e Këshillit të buxhetit gjyqësor e përshëndetët dhe e mbështetën propozimin e kryetares së Gjykatës Supreme, duke theksuar se ky propozim paraqet angazhim të qartë për realizimin e të drejtave të nëpunësve dhe administratës.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi shprehu shpresë se Ministria e financave do të ketë mirëkuptim dhe në një afat sa më të shpejtë do të veprojë për këtë Vendim që rezulton nga të drejtat e përcaktuara ligjore të administratës gjyqësore.

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_