Gjykata Supreme është gjykatë e përditësuar, konstatoi Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme është gjykatë e përditësuar, konstatoi Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Risi, Njoftim për opinionin  |  20 Shk 2023
Sipas Raportit, të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për punën e gjykatave për vitin 2022, të miratuar nga Këshilli gjyqësor, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është gjykatë e përditësuar ngase e ka tejkaluar fluksin dhe e ka zvogëluar numrin e lëndëve që kanë mbetur të pakryera.

             

 

Në Raportin e punës së Gjykatës Supreme për vitin 2022, që është parashtruar në Këshillin gjyqësor, është vërejtur puna efikase e lëndëve të Gjykatës, dinamika e miratimit të qëndrimeve parimore, mendimeve parimore dhe konkluzioneve, përparimi i praktikës gjyqësore në përputhje me vlerësimin pozitiv të Komisionit Evropian për gjykatën dhe në përputhje me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë Raport, po ashtu, vërehen edhe të dhënat për punën administrative dhe financiare në përgjithësi, përmirësimi i kushteve të punës, transparenca e përparuar dhe ndërmarrja e aktiviteteve në pikëpamjen e pavarësisë dhe efikasitetit të gjyqësorit.

Sipas kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, përditësimi i Gjykatës Supreme i nënshtrohet angazhimeve për procedimin efikas dhe vendimmarrjen e lëndëve për të cilën kontribut të rëndësishëm ka edhe Rregullorja e re e Gjykatës Supreme, që si dokument kryesor për organizimin dhe përditësimin e gjykatës u miratua pas 23 vitesh.  

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_