Kryetarja e Gjykatës Supreme: Në interes të qytetarëve dhe të shtetit të tejkalohet situata në Këshillin gjyqësor [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme: Në interes të qytetarëve dhe të shtetit të tejkalohet situata në Këshillin gjyqësor

Deklarata, Risi  |  28 Pri 2023
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, me deklaratë lidhur me ngjarjet e fundit në Këshillin gjyqësor.

 

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe tërë opinioni me vëmendje po ndjekin ngjarjet në Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjykata Supreme si Gjykatë më e lartë e shtetit dhe bartëse e pushtetit gjyqësor thekson se në këtë periudhë të rëndësishme për shtetin, të gjithë faktorët e gjyqësorit duhet të synojnë veprimin e tyre kah realizimi i rekomandimeve që janë vërejtur në raportet relevante për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç janë Raporti i Komisionit Evropian dhe Raporti i Departamentit të Shtetit. 

E inkurajojmë Këshillin gjyqësor që ta tejkalojë situatën fillimisht në interes të qytetarëve dhe në atë drejtim të vazhdojë me përpjekjet për përgatitjen e Strategjisë së reformave të gjyqësorit, ndryshimet e nevojshme ligjore dhe zbatimin e standardeve evropiane, pavarësinë dhe efikasitetin e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, transparencën dhe kthimin e besimit publik” -  Kryetare e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi                                                                     

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_