Studentët e drejtësisë dhe anëtarët e ELSA në vizitë institucionale në Gjykatën Supreme [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Studentët e drejtësisë dhe anëtarët e ELSA në vizitë institucionale në Gjykatën Supreme

Risi  |  13 Pri 2023
Më 12.04.2023, vizitë institucionale në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizuan studentët e drejtësisë dhe anëtarët e Shoqatës së studentëve të drejtësisë (ELSA).

 

Studentët e drejtësisë, patën mundësinë që drejtpërdrejtë të njihen me punën dhe funksionimin e gjykatës më të lartë në shtet, me Rregulloren e re të punës së Gjykatës Supreme, me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të Gjykatës, me Këshillin për Gjyqësor të Hapur, si dhe me procedurën për miratimin e qëndrimeve parimore dhe mendimeve juridike parimore, që janë me rëndësi të posaçme për argumentimin dhe rezonimin juridik.  

Në kuadër të vizitës, studentët biseduan me kryetaren e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, e cila i njoftoi me punën dhe aktivitetet e Gjykatës Supreme në aspektin e efikasitetit të përparuar, transparencën dhe zbatimin e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.  

Në pyetje të studentëve, kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut foli për karakteristikat që duhet t’i posedojë një gjyqtar nga aspekti i pavarësisë së tij, profesionalizmit, paanësisë, etikës dhe integritetit personal.  

Ademi udhëzoi studentët që t’i përkushtohen me shumë punë, dashuri dhe energji, studimit të drejtësisë për arsye se, pikërisht studentët si juristë të ardhshëm do ta prezantojnë gjeneratën e re të gjyqësorit. 

Studentët, theksuan se vizita në Gjykatën Supreme ishte shumë edukative dhe me inspirim për nisjen e karrierës së tyre si juristë, duke potencuar se është mjaft e rëndësishme që Gjykata Supreme vazhdimisht bashkëpunon me bashkësinë akademike dhe që është e hapur për publikun profesional dhe më gjerë.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_