Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për opinionin  |  12 Kor 2023
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 11.07.2023, mbajti Seancë të përgjithshme me këtë:

 

R E N D   D I T E

 

1. Miratimi i Vlerësimeve dhe Konkluzioneve mbi Raportet e punës së gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 (propozim).

2. Diskutimi mbi Iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Dragan Tonevski, avokat nga Shkupi.

3. Diskutimi mbi Iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Trajçe Mitevski, avokat nga Kavadari.

4. Referat me Kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër Aktvendimit PSRRZH.nr.154/22, të parashtruar nga Vllado Ushlinovski.

5. Diskutimi mbi Iniciativën për mendim juridik për padi në kohë për vendimin e Komisionit të shkallës së dytë pranë Agjencisë së administratës të RMV, të parashtruar nga Zllatko Joleski, avokat nga Shkupi.

6. Diskutimi mbi Iniciativën për mendimin juridik, të parashtruar nga ISHP Shtëpia e shëndetit “Prim. Dr. Gjorgji Gavrillski” nga Sveti Nikole.

7. Diskutimi mbi Iniciativën për mendim juridik nga ISHP Shtëpia e shëndetit “Pançe Karagjozov” nga Shtipi.

8. Kërkesa për mendimin juridik lidhur me çështjen juridike me interes për zbatimin unik të së drejtës dhe unifikimin e praktikës gjyqësore, të parashtruar nga Nikollço Atanasovski, avokat nga Dellçeva.

 

Në diskutimin e mbajtur, Seanca publike:

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi Vlerësimet dhe Konkluzionet mbi Raportet e punës së gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, diskutimi u anulua për Seancën e përgjithshme të ardhshme.

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin Iniciativa për miratimin e Qëndrimit parimor dhe Mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Trajçe Mitevski, avokat nga Kavadari nuk miratohet.

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër Aktvendimit PSRRZH.nr.154/22, të parashtruar nga Vllado Ushlinovski, hidhet poshtë si e palejuar.  

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin Iniciativa për mendimin juridik për padi në kohë për vendimin e Komisionit të shkallës së dytë pranë Agjencisë së administratës të RMV, të parashtruar nga Zllatko Joleski, avokat nga Shkupi, nuk miratohet.

Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin Iniciativa për mendimin juridik të parashtruar nga ISHP Shtëpia e shëndetit “Prim. Dr. Gjorgji Gavrillski” nga Sveti Nikole, hidhet poshtë ngase është parashtruar nga një subjekt i paautorizuar.

Lidhur me pikën e shtatë të rendit të ditës, nxori Konkluzion me të cilin Iniciativa për mendimin juridik nga ISHP Shtëpia e shëndetit “Pançe Karagjozov” nga Shtipi, hidhet poshtë ngase është parashtruar nga një subjekt i paautorizuar.   

Lidhur me pikën e tetë të rendit të ditës, miratoi Mendim juridik parimor në lidhje me çështjen juridike me interes për zbatimin unik të së drejtës dhe unifikimin e praktikës gjyqësore, me Kërkesë të parashtruar nga Nikollço Atanasovski, avokat nga Dellçeva.

 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_