Ambasadorja e SHBA-ve, vizitoi Gjykatën Supreme [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Ambasadorja e SHBA-ve, vizitoi Gjykatën Supreme

Risi  |  25 Tet 2023
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, zhvilloi takim me ambasadoren e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Aggeler.

 

Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u bisedua për shumë çështje që kanë të bëjnë me pavarësinë dhe unitetin e gjyqësorit.

Në këtë drejtim, në takim u tha se pavarësia e gjyqësorit është një garanci e fuqishme për sundimin e të drejtës dhe se integriteti i gjyqtarëve paraqet faktorin kryesor për realizimin e parimeve të gjyqësorit të pavarur.

Gjyqësori nuk guxon të jetë nën presion nga politika dhe nuk duhet të lejohet ndërhyrja e autoriteteve tjera në marrjen e vendimeve gjyqësore të cilat duhet të bazohen në ligje. Është e nevojshme të respektohet parimi kushtetues i ndarjes së autoriteteve dhe që gjyqtarët të jenë të lirë nga çdo ndikim.

Rol thelbësor për pavarësinë e gjyqësorit ka edhe transparenca si një nga faktorët më të rëndësishëm për besimin dhe perceptimin publik. I një rëndësie të madhe është edhe zbatimi i vazhdueshëm i standardeve evropiane dhe respektimi i vlerave juridike.    

Ambasadorja e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Aggeler, tha se është e nevojshme që të jepet mbështetje e madhe për angazhimet e këtilla mbi pavarësinë dhe gjyqësorin transparent dhe se aktivitetet e Gjykatës Supreme në këtë drejtim japin kontribut të rëndësishëm në procesin reformues.    

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_