Fjalimi i Kryetares së Gjykatës Supreme në Konferencën e raporteve të Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë” [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Fjalimi i Kryetares së Gjykatës Supreme në Konferencën e raporteve të Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”

Evenimente, Risi  |  20 Dhj 2022
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, mori pjesë në Konferencën Përfundimtare kushtuar Raportit të Monitorimit të Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik të zhvilluar nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

      

      

Në fjalimin e saj, Ademi theksoi se në rrugën drejt Bashkimit Evropian janë vënë në pah disa çështje të rëndësishme që janë në krye të agjendës së reformave.  

“Megjithatë, çështjet kyçe dhe me prioritet, të cilat janë theksuar edhe në këtë Raport, janë çështjet e Strategjisë së re për reformën në sektorin gjyqësor dhe përforcimi i besimit të qytetarëve në gjyqësor. Besimi i qytetarëve është i një rëndësie vendimtare për zbatimin korrekt të parimit të sundimit të ligjit. Në këtë kuptim, është e nevojshme të mbrohet vazhdimisht integriteti dhe pavarësia e gjyqtarëve duke respektuar në mënyrë të vazhdueshme parimin e ndarjes së pushteteve. Publiku duhet të jetë i sigurt në vullnetin e sinqertë për ndryshime dhe qytetarët duhet të inkurajohen që të kenë qasje në një gjykatë neutrale dhe të pavarur”, tha Kryetarja e Gjykatës Supreme.

Ademi shtoi se, vetëm përmes bashkëpunimit të përbashkët së të gjithë faktorëve dhe veçanërisht përmes bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile mund të realizohen qëllimet strategjike.

“Në periudhën e fundit janë shfaqur më shumë çështje që duhet t’i trajtojmë seriozisht.  Sidomos e rëndësishme është çështja e luftës kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit nënkupton edhe luftën për një shtet ligjor dhe një sistem të qëndrueshëm shoqëror, në të cilin respektohen liritë dhe të drejtat e qytetarëve”, theksoi Kryetarja e Gjykatës Supreme. 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_