Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi vizitë pune në Gjykatën e Apelit Shkup [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi vizitë pune në Gjykatën e Apelit Shkup

Risi, Njoftim për opinionin  |  6 Dhj 2022
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, realizoi vizitë pune në Gjykatën e Apelit Shkup.

Në kuadër të vizitës, u diskutua çështja për realizimin e vizitave punuese nga Gjykata e Apelit Shkup në gjykatat më të ulëta, në përputhje me nenin 24 paragrafi (4) nga Rregullorja gjyqësore, sidomos nëse gjatë vizitave në të cilat shqyrtohen çështjet e rëndësishme të punës së gjykatës konkrete i kushtohet kujdes dinamikës së vendimmarrjes së lëndëve që janë me interes publik. 

Në këtë drejtim, Kryetarja e Gjykatës Supreme, theksoi se vizita punuese duhet të vlerësohet përmes prizmit të kujdesit të Gjykatës Supreme si Gjykatë më e lartë në lidhje me dinamikën e nevojshme për vendimmarrjen e lëndëve, që janë me interes të veçantë për publikun.

Njëkohësisht, u theksua se është e nevojshme që kryetarët e gjykatave në kohë t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e mundshme dhe masat për vendimmarrjen e lëndëve penale sidomos të lëndëve që kanë mbetur të pa kryera, me qëllim për parandalimin e shkaktimit të parashkrimit të ndjekjes penale.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për rekomandimet e përfshira në Raportin e Komisionit Evropian, angazhimet për përparimin e përhershëm të vendimeve gjyqësore, statusin e gjyqtarëve dhe për domosdoshmërinë e përparimit të transparencës në kuadër të aktiviteteve dhe angazhimeve të Këshillit për gjyqësor të hapur. 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_