Gjykata Supreme aprovoi kundërshtimin e gjashtë gjyqtarëve, të udhëzuar përkohësisht për kryerjen e funksionit të gjyqtarit në gjykata tjera themelore [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme aprovoi kundërshtimin e gjashtë gjyqtarëve, të udhëzuar përkohësisht për kryerjen e funksionit të gjyqtarit në gjykata tjera themelore

Risi  |  30 Sht 2023
Seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 18.09.2023 vendosi mbi kundërshtimet e parashtruara nga dy gjyqtarët e Gjykatës Themelore Civile Shkup, tre gjyqtarët e Gjykatës Themelore Penale Shkup dhe nga një gjyqtar i Gjykatës Themelore Strumicë, të cilët nga ana e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, menjëherë pas zgjedhjes së tyre, gjyqtarët janë dërguar përkohësisht për kryerjen e funksionit të gjyqtarit në gjykatat themelore të qyteteve tjera të vendit.

 

 


    

 

Duke vendosur mbi kundërshtimet e parashtruara, Seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë vendime me të cilat i ka aprovuar kundërshtimet e gjashtë gjyqtarëve dhe ka anuluar vendimet e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në arsyetimet e vendimeve për kundërshtimet e aprovuara, të përgatitura dhe të propozuara nga kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi dhe e pranuar nga Seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksohet se vendimet e anuluara të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk kanë pasur arsye të mjaftuara dhe të pranueshme për një vendim të këtillë.

“Përkatësisht, sipas nenit 39 paragrafi (9) të Ligjit për gjykatat (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 58/06....198/8 dhe “Gazeta Zyrtare e RMV” nr.96/19) me përjashtim, gjyqtari mund të udhëzohet përkohësisht, por më së shumti në periudhë prej një viti, të gjykojë në një gjykatë tjetër të shkallës së njëjtë ose në gjykatë më të ulët ose nga një sektor i specializuar në një sektor tjetër, kur për shkak të pengimit dhe përjashtimit të gjyqtarit ose për shkak të vëllimit mjaft të zmadhuar, përditësimit të zvogëluar ose për shkak të lëndëve të komplikuara, është vënë në pyetje puna vijuese e gjykatës, por jo më shumë se një herë gjatë pesë vjetëve. Në rast të dërgimit të përkohshëm, rroga e gjyqtarit nuk guxon të zvogëlohet. Pas kalimit të kohës për të cilën gjyqtari është dërguar të punojë në gjykatë tjetër ose në një sektor tjetër të specializuar, detyrimisht kthehet me punë në gjykatën, përkatësisht në sektorin e specializuar nga ku është dërguar”, sipas paragrafit (11) nga i njëjti nen dhe ligj, kundër vendimit nga paragrafët (4), (7) dhe (8) të këtij neni gjyqtari mund të paraqesë kundërshtim në afat prej 3 ditëve në Seancën e përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është e detyruar të vendos ndaj kundërshtimit në afat prej shtatë ditëve.

Nga përmbajtja e dispozitave të theksuara ligjore pa diskutim del se, që përkohësisht të jetë i udhëzuar gjyqtari i gjykatës së apelit ose gjyqtar i gjykatës themelore të gjykojë në një gjykatë tjetër, duhet të ekzistojnë bazat dhe të përmbushen kushtet e shënuara në këtë dispozitë – pengesa apo përjashtimi i gjyqtarit, vëllimi i zmadhuar i punës, përditësimi i zvogëluar ose për shkak të lëndëve të komplikuara është vënë në pyetje puna vijuese e gjykatës.

Këshilli gjyqësor gjatë vendimmarrjes, në mënyrën si në kumtimin e vendimit të përgënjeshtruar, nuk ka vepruar dhe gabimisht e ka zbatuar nenin e theksuar nga Ligji për gjykata.

Për udhëzimin përkohësisht të gjyqtarit të gjykojë në gjykatë tjetër, bazë nuk mund të paraqesë vetëm ndonjë rang listë, pa u konstatuar dhe plotësuar kushtet në nenin 39 paragrafi (9) dhe paragrafi (11) nga Ligji për gjykatat.

Udhëzimi i gjyqtarit të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës Themelore të gjykojë në gjykatë tjetër është nga natyra serioze, në lidhshmëri me implikime tjera familjare, banuese dhe financiare, për shkak të së cilave në Ligjin janë përcaktuar bazat dhe kushtet për një udhëzim të këtillë.

Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë vendimmarrjes duhet të veprojë në kuadër të dispozitës së theksuar ligjore, të konstatojë fakte dhe rrethana që do janë relevante për vendimmarrjen mbi udhëzimin e gjyqtarit të gjykojë në gjykatë tjetër, për gjendjen jo vetëm të gjykatës ku gjyqtari udhëzohet, por edhe të gjykatës nga e cila udhëzohet gjyqtari, me qëllim që mos të shpie në statusin e gjykatës së pa përditësuar për shkak të lëshimeve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për plotësimin e vendeve të gjyqtarëve, për shkak të ndërprerjes së funksionit të gjyqtarit të disa gjyqtarëve.

Përkatësisht, Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, duhet t’i ketë parasysh edhe sugjerimet në kundërshtimin dhe të konstatojë faktet dhe rrethanat, nëse gjyqtari i cili përkohësisht udhëzohet, do të mund të veprojë lëndë të komplikuara, si ato civile, ashtu edhe për lëndë penale”, theksohet në arsyetimin e vendimeve.   

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_