Njoftim në lidhje me politikën dënuese të gjykatave për veprat penale nga fusha e komunikacionit [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim në lidhje me politikën dënuese të gjykatave për veprat penale nga fusha e komunikacionit

Risi, Njoftim për opinionin  |  10 Gsh 2023
Nevojitet qasje më e unifikuar dhe më sistemuese gjatë veprimit dhe vendosjes për veprat penale nga fusha e komunikacionit.

       

 

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vetiniciativë, por edhe pas shkresave të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në disa raste ka shqyrtuar çështjen e politikës dënuese të gjykatave për veprat penale nga fusha e komunikacionit.

Me kërkesë të Kryetares së Gjykatës Supreme, në pajtim me Ligjin për gjykatat dhe Rregulloren e punës së Gjykatës Supreme, Sektori i veprave penale dhe Sektori i praktikës gjyqësore nxori konkluzione dhe propozime për çështjen konkrete juridike, për të cilën Këshilli gjyqësor është njoftuar në mënyrë të rregullt edhe atë me shkresat nga data 10.12.2021 dhe nga data 9.5.2022.

Qëndrim i Gjykatës Supreme në bazë të këtyre konkluzioneve është se, nevojitet qasje më e unifikuar dhe më sistemuese gjatë veprimit dhe vendosjes për veprat penale nga fusha e komunikacionit, si dhe ndryshime adekuate të Kodit penal.

Unifikimin e praktikës gjyqësore, Gjykata Supreme e realizon vetëm në procedurë të përcaktuar me ligj. Mundësia për unifikimin e praktikës gjyqësore lidhur me këtë çështje është kufizuar në këtë stadium të procedimit në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke qenë se çdo lëndë ka veçoritë e veta dhe asnjë lëndë nuk mund të vendoset në korrelacion me tjetër lëndë.

Në aspektin e intervenimit direkt në politikën dënuese për veprat penale nga fusha e komunikacionit, Gjykata Supreme sqaron se mund të intervenon në vendimin për dënimin vetëm kur ekziston mundësi ligjore, përkatësisht në procedurën ankimore, përderisa për mjet të jashtëzakonshëm juridik nuk ka kompetencë ligjore të intervenojë në sanksion të shqiptuar penal në qoftë se i njëjti është caktuar në kufij të përcaktuar ligjor.      

 

 

 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_