Kryetarja e Gjykatës Supreme zhvilloi takim me Koordinatoren e Lartë Rajonale të Partneritetit për Qeveri të Hapur për Evropë [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme zhvilloi takim me Koordinatoren e Lartë Rajonale të Partneritetit për Qeveri të Hapur për Evropë

Njoftim për opinionin  |  11 Mar 2022
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi sot në hapësirat e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut zhvilloi takim me Znj. Sandra Pernar, Koordinatore e Lartë Rajonale të Partneritetit për Qeveri të Hapur dhe me Znj. Gordana Galiq Dimitrovska, Koordinatore Nacionale të Partneritetit për Qeveri të Hapur.

Në takim, u diskutua për përfshirjen e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Këshillin e koordinimit dhe ndjekjen e procesit të Partneritetit për Qeveri të Hapur 2021-2023, nxitja e transparencës dhe hapjes së punës të gjykatave, krijimi i mekanizmave të qartë dhe të qëndrueshëm për dialogun e vazhdueshëm ndërmjet autoriteteve dhe shoqërisë civile.

Në këtë kuptim, u diskutua për hapat e ardhshëm në themelimin e Këshillit të hapur gjyqësor funksionimi i të cilit do të kontribuojë në përmirësimin e perceptimit dhe kthimin e besimit të publikut në punën e gjykatave.

Në fund, u shpreh gatishmëri e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit profesional, me qëllim përmirësimin e funksionimit transparent të gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_