Një Delegacion i Gjykatës Supreme, morri pjesë në Konferencën rajonale për zbatimin e Konventës Evropiane [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Një Delegacion i Gjykatës Supreme, morri pjesë në Konferencën rajonale për zbatimin e Konventës Evropiane

Evenimente, Risi  |  17 Tet 2022
Një Delegacion tre anëtarësh nga Gjykata Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, morri pjesë në Konferencën rajonale në temë: “Zbatimi i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut – eksperienca dhe sfida të gjykatave në Evropën Qendrore dhe Juglindore”, që u mbajt në Beograd, Republika e Serbisë.

 

Në Konferencën e organizuar nga Gjykata Supreme e Kasacionit të Serbisë në mbështetje të projektit nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, morën pjesë gjyqtarë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe gjyqtarë nga gjykatat kushtetuese dhe supreme nga Republika e Kroacisë, Republika e Sllovenisë, Republika e Serbisë, Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Malit të Zi, nga Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe nga Republika e Serbisë.  

Gjatë Konferencës, përfaqësuesit nga instancat më të larta gjyqësore të Evropës Qendrore dhe Juglindore diskutuan në pesë panelet tematike, të përkushtuara për lirinë e shprehjes dhe gjykatat, luftën kundër krimit të organizuar në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe gjykatat e vendit, përfitimet dhe humbjet e të drejtave pronësore dhe e drejta për qasjen e çështjeve të qytetarëve në gjykatë.

Qëllimi i ngjarjes ishte që të potencohet roli i gjykatave nacionale dhe i gjyqtarëve në procedurat dhe në mundësimin e mbrojtjes efektive për të drejtat nga Konventa.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_