Kryetarja e Gjykatës Supreme me fjalë përshëndetëse në Konferencën shkencore ndërkombëtare në organizim të Universitetit të Evropës Juglindore [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme me fjalë përshëndetëse në Konferencën shkencore ndërkombëtare në organizim të Universitetit të Evropës Juglindore

Njoftim për opinionin  |  28 Shk 2022
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, më 26.02.2022, me ftesë të Rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore Akad. Prof. Abdylmenaf Bexheti, u paraqit me fjalë përshëndetëse në Konferencën shkencore ndërkombëtare në temën: “Sundimi i të drejtës në vendet e Ballkanit Perëndimor në kontributin ndaj ardhmërisë në Europë”.

Në paraqitjen e saj, kryetarja Ademi theksoi rëndësinë për sundimin e të drejtës si prioritet në agjendën e gjyqësorit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në procesin e Integrimit evropian të vendit tonë, dhe u përqendrua edhe në rolin e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në ndjekjen dhe zbatimin e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, si dhe sigurimin e barazisë në zbatimin e ligjeve nga gjykatat duke ofruar siguri juridike dhe drejtësi të parashikueshme në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.      

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_