Me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, nxënësit nga SHMEJQSH “Vasil Antevski – Dren” në vizitë në Gjykatën Supreme [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, nxënësit nga SHMEJQSH “Vasil Antevski – Dren” në vizitë në Gjykatën Supreme

Evenimente, Risi  |  25 Tet 2022
Me rastin e 25 Tetorit, Ditës Evropiane të Drejtësisë Civile, sot në vizitë të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ishin nxënësit nga SHMEJQSH “Vasil Antevski – Dren”.

Në Gjykatën Supreme, nxënësit kishin mundësi që drejtpërdrejtë të njihen me kompetencat, punën dhe organizimin e gjykatës më të lartë në shtetin, si dhe me rolin e saj dhe aktivitetet për realizimin e drejtësisë dhe sundimin e së drejtës.

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, iu tha nxënësve se nëse arsimi juridik është përcaktim i tyre në të ardhmen, duhet ta ndërtojnë me shumë përkushtim dhe se ata si gjeneratë do të përfaqësojnë të ardhmen e sistemit juridik dhe të institucioneve gjyqësore. 

Nxënësit theksuan se, kjo vizitë në Gjykatën Supreme për ta është shumë e dobishme dhe frymëzuese dhe se mbartin eksperienca të shkëlqyeshme dhe njohuri të re edukative për funksionimin e gjykatës, sidomos në aspekt të barazisë në zbatimin e ligjeve, praktikën gjyqësore dhe zbatimin e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

25 Tetori është Dita Evropiane e Drejtësisë Civile, që çdo vit shënohet në të gjitha shtetet e Evropës. Qëllimi i shënimit të ditës është që, drejtësia të afrohet te qytetarët dhe për atë qëllim institucionet gjyqësore organizojnë ditë të hapura.

 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_