Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm

Njoftim për opinionin  |  14 Dhj 2021
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 13.12.2021 (e hënë), mbajti seancë elektronike të Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm përmes platformës ZOOM, në të cilën u propozua dhe u pranua:

R E N D I  I  D I T Ë S

 

1. Aprovim i Procesverbalit nga seanca e Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm, të mbajtur më 25.10.2021.               

2.  Shqyrtimi dhe aprovimi i Raporteve për qarkullimin e lëndëve në Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm për muajt shtator dhe tetor të vitit 2021.

3.  Përputhshmëria e veprimit të këshillave të Sektorit lidhur me çështjen e shpenzimeve që shqiptohen në procedurën për mbrojtjen e të drejtës për gjykim në afat të arsyeshëm.

4. Fillimi i periudhës juridiko relevante në lëndët penale me rishikim të konkluzioneve të datës 09.03.2015 dhe 23.12.2016.

5.  Bashkimi i lëndëve me një numër të madh të parashtruesve

-   inicimi i kërkesës për bashkim,

-   nëse me shkrim të kërkohet bashkim i lëndës dhe me shkrim të kthehet lënda në qoftë se nuk plotësohen kushtet për bashkim

6. Diskutim mbi çështjen për lartësinë e kompensimit me para që shqiptohen në Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm.

7. Nëse do të vazhdojë praktika, në vendimet e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me lëndët administrative të bëhet kufizimi i kohëzgjatjes së procedurës para gjykatave dhe kohëzgjatja e procedurës para organeve administrative.    

 

Në këtë seancë:

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, u aprovua Procesverbali nga seanca e Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm të datës 25.10.2021.

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, u aprovuan Raportet për qarkullimin e lëndëve në Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm për muajt shtator dhe tetor të vitit 2021.

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, u diskutua mbi çështjen juridike dhe u konstatua që të përgatitet propozim konkluzion.

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, u diskutua mbi çështjen juridike dhe u konstatua që të përgatitet propozim konkluzion.

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, u diskutua mbi çështjen juridike dhe u konstatua që të përgatitet propozim konkluzion.

Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, u diskutua mbi çështjen juridike dhe u konstatua që të përgatitet propozim konkluzion.

Lidhur me pikën e shtatë të rendit të ditës, është marrë qëndrim që të vazhdojë praktika e deritanishme, që në vendimet e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me lëndë administrative, të bëhet kufizimi i kohëzgjatjes së procedurës para gjykatave dhe të kohëzgjatjes së procedurës para organeve administrative.

 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_