Njoftim për mbajtjen e seancës publike të Sektorit të veprave penale [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për mbajtjen e seancës publike të Sektorit të veprave penale

Njoftim për opinionin  |  9 Dhj 2021
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 07.12.2021 (e martë) mbajti seancë të Sektorit të veprave penale, në të cilën u propozua dhe u miratua:

R E N D I  I  D I T Ë S

1. Aprovimi i procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave penale, të mbajtur më 08.11.2021.

2. Diskutimi mbi Rekomandimet e Zyrës për përfaqësim të RMV në GJEDNJ dhe aprovimi i mendimit juridik në lëndën Bajiq kundër RMV, A.nr.2833/13 të datës 10 qershor 2021, për zbatimin konsekuent të parimit të barabarësisë së mjeteve dhe kontradiktës së procedurës penale.

3. Aprovimi i Mendimit juridik të miratuar në seancën e Sektorit të veprave penale të datës 20.05.2021 – të prolonguar nga 08.11.2021.

4. Miratimi dhe aprovimi i konkluzionit përmes Sektorit të praktikës gjyqësore mbi çështjen juridike të Gjykatës së Apelit Shkup, për vendimmarrjen e kërkesës pronësoro – juridike e të dëmtuarit në përputhje me nenin 114 të LPP (të prolonguar) nga 20.05.2021 dhe 08.11.2021).

5. Shqyrtimi i shkresës së Këshillit gjyqësor të RMV nr.02-1408/1 të datës 14.09.2020 për politikën dënuese të veprave penale nga fusha e komunikacionit, të dorëzuar përmes Sektorit të praktikës gjyqësore SPR.nr.24/21.

6. Diskutim mbi konkluzione të aprovuara të Sektorit të veprave penale në vitin 2019, 2020 dhe vitin 2021, për publikimin në WEB faqen e kësaj gjykate – të prolonguar nga 08.11.2021.

7. Diskutim dhe aprovim i sentencave mbi lëndët e kësaj gjykate: Kvp2.nr.7/20, Kvp2.nr.18/21, Vkzh1.nr.9/21, Kvp2.nr.5/21, Vkzh2.nr.14/21 dhe Kzz.nr.1/21 – të prolonguar nga 08.11.2021.

8. Diskutim mbi çështjen juridike të Gjykatës së Apelit Shkup: Nëse është dënues tentimi i veprës penale – “Vjedhja e rëndë” nga neni 236 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 pika 1 të KP – të prolonguar nga 08.11.2021.

9.  Diskutim mbi çështjen juridike të Gjykatës së Apelit Shtip: Çfarë lloji të procedurës të zbatohet gjatë vendimmarrjes së lëndës për kundërvajtje që veç më është abroguar një herë, kurse nevojitet që të ndryshohet aktgjykimi i shkallës së parë nga ajo me liri në atë dënuese, me ç’ rast duhet që të konstatohet gjendje faktike ndryshe nga ajo që e ka konstatuar gjykata e shkallës së parë – e prolonguar nga 08.11.2021.

10. Diskutim mbi çështjen juridike të Gjykatës së Apelit Manastir për llogaritjen e afatit nga nenit 83 paragrafi 4 të Ligjit për kundërvajtje.

Në këtë seancë:

-  Lidhur me pikën e parë të Rendit të ditës, u aprovua procesverbali nga seanca e Sektorit të veprave penale të mbajtur më 20.05.2020.

- Lidhur me pikën e dytë të Rendit të ditës u diskutua për shkresën me Rekomandimet e Zyrës për përfaqësimin të RMV para GJEDNJ lidhur me realizimin e aktgjykimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut Bajiq kundër RMV, A.nr.2833/13,10 qershor 2021 dhe u nxor konkluzion me të cilin përgjigja e Prokurorisë Publike të RMV mbi kërkesën e parashtruar për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm t’i dorëzohet parashtruesit të kërkesës në formë të shkruar ose në formë elektronike për njohuri me mundësi që sipas nevoje të prononcohet me komente shtese, në afat prej 8 ditësh nga pranimi dhe sipas aktgjykimit  të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut (Bajiq kundër RMV), nr.2833/13, § 58 dhe § 59, 10 qershor 2021).  

Me këtë mënyrë të punës, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të fillojë të veprojë prej më 1 janar 2022.

- Lidhur me pikën e tretë të Rendit të ditës, u aprovua Mendim juridik, i miratuar në seancën e Sektorit të veprave penale të datës 20.05.2021, që në mënyrë shtesë do të publikohet në WEB faqen e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

- Lidhur me pikën e katërt të Rendit të ditës, u aprovua konkluzion përmes Sektorit të praktikës gjyqësore mbi çështjen juridike të Gjykatës së Apelit Shkup, për vendimmarrjen mbi kërkesën juridiko pronësore e të dëmtuarit, sipas nenit 114 të LPP.

- Lidhur me pikën e pestë të Rendit të ditës, u shqyrtua shkresa e Këshillit gjyqësor të RMV nr.02-1408/1 të datës 14.09.2020 për politikën dënuese të veprave penale nga sfera e komunikacionit, të dorëzuar përmes Sektorit të praktikës gjyqësore SPR.nr.24/21, për të cilën do të jepet përgjigje me shkrim.

- Lidhur me pikën e gjashtë të Rendit të ditës, u diskutua mbi konkluzionet e aprovuara të Sektorit të veprave penale të vitit 2020 dhe 2021, të cilat në mënyrë shtesë do të publikohen në WEB faqen e kësaj gjykate.

-  Lidhur me pikën e shtatë të Rendit të ditës, u miratuan sentencat mbi lëndët e kësaj gjykate: Kvp2.nr.7/20, Kvp.nr.18/21, Vkzh1.nr.9/21, Kvp2.nr.5/21 dhe Vkzh2.nr.14/21 të cilat në mënyrë shtesë do të publikohen në WEB faqen e kësaj gjykate.

-  Lidhur me pikën e tetë të Rendit të ditës, u diskutua mbi çështjen juridike të Gjykatës së Apelit Shkup dhe u nxor konkluzion se tentimi i veprës penale – “Vjedhja e rëndë” nga neni 236 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 pika 1 të KP është dënues.

-  Lidhur me pikën e nëntë të Rendit të ditës, u diskutua mbi çështjen juridike të Gjykatës së Apelit Shtip dhe u nxor konkluzion, i cili në mënyrë shtesë do të publikohet në WEB faqen e kësaj gjykate.

-  Lidhur me pikën e dhjetë të Rendit të ditës, u diskutua mbi çështjen juridike të Gjykatës së Apelit Manastir për llogaritjen e afatit nga neni 83 paragrafi 4 të Ligjit për kundërvajtje dhe konstatohet të përgatitet iniciativë dhe referat për në Seancë të përgjithshme.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_