Takim i Kryetares së Gjykatës supreme të RMV, Besa Ademi dhe Shefit të Delegacionit të BE në RMV, Аmbasadorin Dejvid Gir
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takim i Kryetares së Gjykatës supreme të RMV, Besa Ademi dhe Shefit të Delegacionit të BE në RMV, Аmbasadorin Dejvid Gir
Gjatë takimit, u këmbyen mendime dhe u diskutua për pikat kryesore të cekura në Raportin lidhur me Kreun 23 në pjesën për gjyqësinë dhe sundimin e të drejtës në drejtim të tejkalimit të dobësive të determinuar dhe përparimin e gjendjeve në gjyqësinë.
Kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shprehu falënderim për dorëzimin zyrtar të Raportit në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për vërejtjet konstruktive në të njëjtin. Njëkohësisht theksoi se Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërmerr aktivitete në përmirësimin e pavarësisë së gjyqësisë, sundimin e të drejtës dhe përmirësimin e konsistencës të aktgjykimeve gjyqësore dhe harmonizimin e praktikave gjyqësore.
Në këtë takim, u konstatua se është e domosdoshme që në periudhën e ardhshme të vazhdojë dialogu i përbashkët për hapat me prioritet të reformave për përforcimin e përhershëm të sistemit cilësor, të pavarur dhe efikas gjyqësor me respektimin e vlerave themelore të Bashkimit Evropian për sundimin e të drejtës dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të njerëzve.