Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për opinionin  |  20 Pri 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 18.04.2022 (e hënë), mbajti Seancë të përgjithshme elektronike përmes platformës ZOOM, në të cilën u propozua dhe u pranua:

 

 

RENDI   I   DITËS

 

1. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokati Kirill Stojanovski përmes Shoqërisë së avokatit Apostollski nga Shkupi.

2. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokati Nigjail Merxhanoski nga Struga.

3. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Sektori për pensionet, të drejtat nga sigurimi pensional dhe invalidor, doganat, koncesionet dhe partneritetet private dhe publike si dhe të drejta të tjera të ngjashme të Gjykatës Administrative. 

4. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokatja Kristina Baçovska Sinkopi nga Shoqëria e avokatit Baçovska Sinkopi, avokatë nga Shkupi.

5. Vendimmarrja për kërkesën mbi përsëritjen e procedurës për kundërvajtje dhe kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, të parashtruar nga personi juridik ST-MES DOOEL Shkup, kundër aktvendimeve të miratuara nga Komisioni për vendimmarrjen e kundërvajtjes pranë Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë.

6. Vendimmarrja për kërkesën mbi përsëritjen e procedurës për kundërvajtje dhe kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, të parashtruar nga personi juridik ST-MES DOOEL Shkup, kundër aktvendimeve të miratuara nga Komisioni për vendimmarrjen e kundërvajtjes pranë Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë.

 

Seanca e përgjithshme:

 

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, nxori konkluzion se nevojitet miratimi i mendimit parimor juridik për shkak të mos unifikimit të praktikës gjyqësore.

Lidhur me pikën e dytë, të tretë dhe të katërt të rendit të ditës, nxori konkluzion se nuk është e nevojshme për miratim të mendimit juridik parimor ngase nuk ka mos unifikim në zbatimin e ligjeve.

Lidhur me pikën e pestë dhe të gjashtë të rendit të ditës miratoi aktvendim që ta hedh poshtë si të palejuar Kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë ngase nuk është parashtruar nga person i autorizuar dhe miratoi aktvendim që ta hedh poshtë Kërkesën për përsëritjen e procedurës për kundërvajtje për arsye se Seanca e përgjithshme nuk është kompetente për vendimmarrjen e kërkesës për përsëritjen e procedurës për kundërvajtje.  

Konkluzionet nga Seanca e përgjithshme e Gjykatës Supreme, do të publikohen në web faqen e Gjykatës.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_