Njoftim nga Seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga Seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile

Njoftim për opinionin  |  22 Dhj 2021
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 22.12.2021 mbajti (e mërkurë) mbajti seancë elektronike të Sektorit të veprave civile përmes platformës ZOOM, në të cilën u propozua dhe u pranua:

R E N D I  I  D I T Ë S

 

1. Aprovimi i Procesverbalit nga Seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 29.09.2021;

2. Shqyrtimi dhe aprovimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021;

3. Konstatimi i tekstit të mendimit juridik, të miratuar në seancën e Sektorit të veprave civile, për fitimin e të drejtës së pronësisë mbi automjetin motorik lidhur me Konkluzionin e Seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut të datës 14.09.2021;

4. Shqyrtimi i kërkesës për miratim të mendimit juridik mbi çështje juridike nëse qytetarët, të cilët e kanë ndërprerë banesën e tyre nga sistemi për furnizim me energji për ngrohje të Ngrohtores AD Shkup para datës 04.09.2009, duhet të paguajnë paushall mujor për energjinë për ngrohje të dorëzuar (një pjesë fikse nga kompensimi për energji për ngrohje për personin juridik Ballkan ENERXHI DOOELL Shkup, të themeluar më datën 27.11.2021, pa kontratë të nënshkruar për marrëdhënie të ndërsjella kreditore dhe debitore;           

5. Shqyrtimi i Konkluzioneve nga takimi punues i sektorëve civil të Gjykatës së Apelit Gostivar, Gjykatës së Apelit Manastir, Gjykatës së Apelit Shkup dhe Gjykatës së Apelit Shtip, të mbajtur më datë 06.10.2021 dhe Njoftimin e Sektorit të praktikës gjyqësore lidhur me të njëjtët;

6. Shqyrtimi i kërkesës mbi mendimin juridik lidhur me çështjen juridike se cili organ është kompetent për zbatimin dhe kryerjen e veprimeve të caktuara me miratimin e aktvendimeve gjyqësore për lëshimin e masës së përkohshme përkatësisht nëse ato janë gjykatat themelore sipas dispozitave të Ligjit për sigurimin e kërkesave ose kompetentë janë përmbaruesit sipas dispozitave të Ligjit për përmbarim;           

7. Shqyrtimi dhe njoftimi i Sektorit të veprave civile me kërkesë për marrje të qëndrimit juridik lidhur me nenin 93-a paragrafi 5 të Ligjit për falimentim.

8. Shqyrtimi dhe miratimi i sentencave për lëndët:

- Rev3.nr.150/18;

- Rev1.nr.202/18;

- Rev2.nr.199/19;

- Rev2.nr.150/19;

 

Në këtë seancë:

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, u aprovua Procesverbali nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 29.09.2021;

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, u aprovua Raporti për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021;

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, u konstatua tekst për mendim juridik;

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet ligjore që Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të diskutojë për çështjen juridike;

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, konkludoi që të kthehen konkluzionet e gjykatave të apelit, që për nga ana e tyre të definohen çështjet juridike me material të përgatitur;

Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, konkludoi se ka bazë që të diskutohet dhe të miratohet mendim juridik mbi çështjen juridike;

Lidhur me pikën e shtatë të rendit të ditës, konkludoi se nuk ka bazë të miratohet mendim juridik ngase kërkesës nuk i është bashkëngjitur praktikë e ndryshme gjyqësore;

Lidhur me pikën e tetë të rendit të ditës, i miratoi sentencat për lëndët Rev3.nr.150/18, Rev1.nr.202/18, Rev2.nr.199/18 dhe Rev2.nr.150/19;

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_