Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i shqyrtoi raportet e punës së gjykatave [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i shqyrtoi raportet e punës së gjykatave

Risi, Njoftim për opinionin  |  29 Mar 2023
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajti Seancë të përgjithshme të zgjeruar, në të cilën i shqyrtoi raportet e punës së gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Seanca e përgjithshme e zgjeruar, u mbajt me praninë e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetarin e Gjykatës së Lartë Administrative dhe kryetarët e katër gjykatave të apelit në shtetin.

Në këtë seancë, të ftuar dhe të pranishëm ishin edhe kryetarja e Këshillit gjyqësor  Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesna Dameva dhe anëtari i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Gerasimovski.

Në Seancën e përgjithshme të zgjeruar, u konstatua se si në vitet e fundit, ashtu edhe për vitin raportues 2022, të dhënat në referatet e raporteve tregojnë se gjykatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë bërë përpjekje të madhe në mënyrë që konstatohet se një numër i konsideruar i gjykatave me kushtet e punës ekzistuese personale, materiale dhe financiare, kanë arritur të kapërcejnë fluksin e lëndëve të reja, dhe kanë vendosur edhe nga lëndët që kanë mbetur me ç’ rast me përditësim e kanë përfunduar vitin 2022.   

Në këtë seancë, u theksua se gjykatat vitin 2022 e kanë filluar me 96.204 lëndë që kanë mbetur nga viti i kaluar. Gjatë vitit 2022 janë pranuar 571.115 lëndë të reja që së bashku me lëndët përsëri në punë 5.736 dhe 232 lëndë gabimisht të evidentuara, gjithsej ka pasur 672.823 lëndë. Janë kryer 564.850 lëndë, kanë mbetur të pakryera 107.974 lëndë, që si konstatim përfundimtar është se mbetja është rritur për 6265 lëndë.

Situata alarmante me numrin e zvogëluar të gjyqtarëve duke u nisur nga Gjykata Supreme por edhe në të gjitha gjykatat, lë përshtypjen se me zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj, plotësimi i gjykatave me kuadër adekuat me zbrazjen e vendeve të punës, me edukimin e vazhdueshëm, si dhe me përmirësimin e gjendjes materiale dhe financiare, do të mund të kapërcehet gjendja e hasur me rritjen e lëndëve që kanë mbetur të pakryera.  

Konkluzionet për përditësimin e gjykatave, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i nxjerrë në Seancë të ardhshme të përgjithshme.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_