Gjykata Supreme miratoi Qëndrim parimor për publikimin e vendimeve të miratuara në web faqet e gjykatave [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme miratoi Qëndrim parimor për publikimin e vendimeve të miratuara në web faqet e gjykatave

Risi, Njoftim për opinionin  |  21 Dhj 2022

   

 

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti Seancë të përgjithshme, në të cilën miratoi Qëndrim parimor për publikimin e vendimeve të miratuara në web faqet e gjykatave.

“Gjykatat, vendimet e miratuara (Aktgjykimet dhe Aktvendimet) që nuk janë të plotfuqishme dhe që kanë të bëjnë me lëndët me interes publik duhet t’i publikojnë në web faqen e gjykatës”, thuhet në Qëndrimin parimor.

Ky Qëndrim parimor, u propozua në Seancën e përgjithshme nga Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi.

“Arritja në vendimet gjyqësore është veçanërisht e rëndësishme për publikun gjyqësor, profesional, mediatik, dhe civil.  Me këtë, përmes një zgjidhjeje konkrete të çështjes juridike, përmbushen qëllimet e transparencës, të sistemuara në Kushtetutë si akti më i lartë juridik në kuadrin normativ të ligjeve procedurale dhe sistematike, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, shpjegoi Kryetarja e Gjykatës Supreme.  

Gjykata Supreme, Qëndrimin parimor е miratoi në bazë të nenit 37, paragrafi (1), nënpika 1 dhe 3 të Ligjit për gjykatat, sipas të cilave Seanca e përgjithshme miraton qëndrime parimore dhe shqyrton çështje lidhur me punën e gjykatave. 

Gjithashtu, Seanca e përgjithshme nxori Konkluzion për parashtrimin e Iniciativës në Ministrinë e Drejtësisë për ndryshime të dispozitave të Ligjit për udhëheqjen me qarkullimin e lëndëve në gjykata.  

 

 

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

 

 

 

  

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_