Gjykata Supreme do të vendos për zbatimin direkt të Kushtetutës dhe të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme do të vendos për zbatimin direkt të Kushtetutës dhe të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut

Risi, Njoftim për opinionin  |  17 Shk 2023
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, së shpejti do të vendos për çështjen e zbatimit direkt të Kushtetutës dhe të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

 

Çështja është lidhur me nenin 72 të Ligjit për Këshillin gjyqësor dhe papranueshmërinë e parashtrimit të ankesës ose padisë nga një gjyqtar kundër vendimit të Këshillit gjyqësor në procedurën e përsëritur në të cilën detyrueshëm duhet të respektohen udhëzimet e Këshillit të ankesës pranë Gjykatës Supreme.

Sipas kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, çështja për zbatimin direkt të Kushtetutës dhe të Konventës, për të cilën do të diskutojë Seanca e përgjithshme është me rëndësi të madhe nga aspekti i drejtave të njeriut dhe ka një rol të rëndësishëm për përparimin e praktikës gjyqësore me zbatimin e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Deri tani, Seanca e përgjithshme ka zhvilluar një diskutim të frytshëm për këtë çështje edhe atë me praninë dhe kontributin edhe të profesorëve universitar. Qëllimi është zhvillimi i diskutimit kualitativ duke pasur parasysh rëndësinë e çështjes së sistemit juridik dhe gjyqësor në shtetin.   

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_