Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i shqyrtoi raportet e punës së gjykatave [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i shqyrtoi raportet e punës së gjykatave

Njoftim për opinionin  |  29 Mar 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot përmes online platformës ZOOM, mbajti Seancë të përgjithshme të zgjeruar, ku i shqyrtoi raportet e punës së gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në seancën e sotme, u konstatua se për vitin raportues 2021, të dhënat në referatet e raporteve tregojnë se gjykatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë dhënë shumë mund në mënyrë që shumica e gjykatave me kushtet e punës ekzistuese personale, materiale dhe financiare kanë arritur që të tejkalojnë fluksin e lëndëve të reja, por kanë kryer edhe lëndë që kishin mbetur të pakryera, në mënyrë që me përditësim kanë përfunduar vitin 2021.  

Vitin 2021 gjykatat e kanë filluar me 98.188 lëndë, të cilat kanë mbetur të pakryera nga viti i kaluar. Në vitin 2021 janë pranuar 524.771 lëndë të reja, të cilat së bashku me lëndët përsëri në punë 5.132 dhe të evidentuara gabimisht 269 lëndë, gjithsej kanë pasur 627.837 lëndë. Janë kryer 531.957 lëndë, kanë mbetur të pakryera 95.880 lëndë, që si konstatim përfundimtar pozitiv është se një numër i konsideruar i gjykatave në vitin 2021 kanë arritur të tejkalojnë numrin e fluksit të lëndëve dhe e kanë zvogëluar numrin e lëndëve të pakryera.

Po ashtu, në Seancën e përgjithshme të zgjeruar të sotme u theksua se gjykatat kanë mungesë të gjyqtarëve dhe të kuadrit profesional që vjen në shprehje në punën e gjykatave. Në këtë drejtim, u theksua se urgjentisht nevojitet tejkalimi i gjendjes së këtillë. 

Në shtojcë tabela e çështjes së lëndëve në nivel të gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_