Gjyqtarеt [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Gjyqtarеt

Kryetari

CV e Kryetarit

Gjyqtar Besa Ademi

Emër:
Besa Ademi
Vit përzgjedhja:
2009
Sfera e punës:
Sektori i veprave civile - Kryetare e sektorit dhe në Sektorin për praktikë gjyqëosre

Arsim:

E lindur më 23.1.1964 në Shkup. Jeton në Shkup. I përket kombësisë shqiptare. Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup 1990. Provimin e jurisprudencës e ka dhënë më 08.4.1993.

Përvoja e punës:

Më 15.12.1990 ka filluar të punojë si stazhiere – vullnetare në Gjykatën e Qarkut të atëhershëm Shkup, më 08.2.1994 ka qenë bashkëpunëtore profesionale në të njëjtën gjykatë. Në periudhën nga 09.12.1999 deri më 14.6.2004 ka punuar si zëvendëse e Prokurorit publik të RM në Prokurorinë publike të RM. Më 15.6.2004 me vendim për zgjedhje 07-2592/1 (G. zyrtare e RM nr.38/04 nga 17.6.2004) zgjidhet gjyqtare në Gjykatën e apelit Shkup, ku punon sipas lëndëve në sektorin civil. Më 07.7.2009 zgjidhet gjyqtare e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë. Ka njohuri solide të gjuhës angleze. Ka përvojë të punës me kompjuterë në Word. Është anëtare e komisionit për provimin e jurisprudencës.

Më 12.02.2021 me vendim me nr.09 – 309/1 nga ana e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur për Kryetare e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më 12.03.2021 Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dha deklaratë solemne para Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Gjyqtarët

Gjyqtar Vasil Gërçev

Gjyqtar Vasil Gërçev

Emër:
Vasil Gërçev
Vit përzgjedhja:
2001
Sfera e punës:
Sektori për vepra civile,Sektori pë gjykim në afat të arsyeshëm dhe Këshillin e specializuar sipas ankesave kundër vendimeve të Gjykatës administrative

Arsim:

 

I lindur më 28.2.1959 në Strumicë. Pas mbarimit të shkollës fillore dhe të mesme rregjistrohet në Fakultetin juridik në Shkup.

Përvoja e punës:

 

Pas diplomimit të Fakultetit dhe pas shërbimit të afatit ushtarak punësohet në Gjykatën e Komunës në Strumicë, ndërsa ndërkohë emërohet Drejtor dhe këshilltar për çështje juridike në Qendrën rajonale të Telekomunikimeve të Maqedonisë në Strumicë. Në dhjetor 2000 përzgjidhet gjyqtar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë. Deri më 2002 ka punuar si gjyqtar në sektorin e kontesteve administrative, pastaj në sektorin e veprave civile. Anëtarë i Këshillit gjyqësor përzgjidhet  më 16.12.2006 dhe atë funksion e realizon deri më 17.12.2012. Në periudhën prej 02.2.2011 ka realizuar funksionin Kryetar i Këshillit gjyqësor. Nga 17.12.2012 përsëri e realizon funksionin gjyqtar në Gjykatën supreme.

Gjyqtar Mirjana Radevska Stefkova

Gjyqtar Mirjana Radevska Stefkova

Emër:
Mirjana Radevska Stefkova
Vit përzgjedhja:
2009
Sfera e punës:
Sektori i veprave civile dhe Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm

Arsim:

E lindur më 23.8.1960 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Shkup. Arsimin e lartë në Fakultetin juridik, drejtimin e jurisprudencës, nga 1978 deri më 1983 në Universitetin “Qirili dhe Metodi” Shkup.

Përvoja e punës:

Pas diplomimit në Fakultetin juridik në Shkup, nga 1983 punësohet në Gjykatën ekonomike të Qarkut në Shkup, si stazhier. Pas kalimit të provimit të jurisprudencës  më 1984 caktohet sipas orarit në vendin e punës – bashkëpunëtore profesionale në të njëjtën gjykatë. Nga 1 korriku 1996 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup II Shkup, e caktuar sipas orarit në Sektorin e kontesteve tregtare. Në maj 2009, përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

 

Publikime dhe aktivitete:

Pjesmarrëse në seminare : - seminar për pronë intelektuale, të organizuar nga IDLO-International Development Law Organization, të mbajtur në Shkup 2007, - seminar për të drejtën tregtare, organizuar nga Akademia për trajnim të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik në bashkëpunim me projektin CARDS 2004. Më 2007 – seminar për bashkëpunim gjyqësor në Unionin Evropian materie juridiko-tregtare dhe civile në Bruksel. Më 2008 organizuar nga Komisioni evropian - drejtoria gjenerale për zgjerimin. - seminar për të drejtën konkurrente, organizuar nga OECD – Qendra rajonale për konkurrencë në Hungari, të mbajtur në Budapest më 2008. Gjuhë të huaja : gjuhë frënge dhe gjuhë angleze.

Gjyqtar Mr. Faik Arsllani

Gjyqtar Mr. Faik Arsllani

Emër:
Mr. Faik Arsllani
Vit përzgjedhja:
2010
Sfera e punës:
Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm

Arsim:

I lindur më 17.1.1959 në f. Dobridoll – Gostivar. Nga 1978-79 deri më 1982-83, student pranë Fakultetit juridik në Novi Sad, KSA e  Vojvodinës, RSF të Jugosllavisë.

 

Përvoja e punës:

Nga 01.6.1984 deri më 4.7.1988 – punon në Prokurorinë publike të Komunës – Gostivar. Nga 5.7.1988 deri më 30.6.1996 – kryetar i Gjykatës për kundërvajtje të Komunës – Gostivar. Nga 01.7.1996 deri më 12.5.2001 – Gjyqtar në Gjykatën themelore Gostivar. Nga 13.5.2001 deri më 30.6.2003 – Ministër i vetëqeverisjes lokale pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 01.7.2003 deri 31.7.2008 – avokat me seli në Gostivar, i evidentuar në Dhomën e avokatëve të RM. Nga 01.8.2008 – anëtarë i Këshillit të prokurorëve publik të RM përzgjedhur me Vendim të Kuvendit të RM, të publikuar në G.Zyrtare nr.96 nga 31.7.2008. Nga 09.10.2009 në Fakultetin juridik në Prishtinë ka marrë diplomën e studimeve pasdiplomike dhe me shkallë të arsimit Mr i shkencave juridiko administrative. Nga shtatori i 2010 gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Më 11.9.2019 me vendim nr.02-1454/1 nga ana e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut është përzgjedhur për Ushtrues Detyre Kryetar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Gjyqtar Vlladimir Stojanoski

Gjyqtar Vlladimir Stojanoski

Emër:
Vlladimir Stojanoski
Vit përzgjedhja:
2010
Sfera e punës:
Sektori i veprave civile, Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm dhe në Këshillin e specializuar për ankesa kundër vendime të Gjykatës administrative

Arsim:

Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Shkup.

Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Manastir, në vitin 1988.

Provimin e jurisprudencës e ka dhënë në vitin 1991 në Shkup.

 

Përvoja e punës:

Ka punuar si bashkëpunëtor profesional, pastaj si këshilltar shtetëror dhe këshilltar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në periudhën prej 1992 – 2002.

Në vitin 2002 në Fondin për bujqësi si ndihmës drejtor i financave dhe çështjeve juridike.

Në vitin 2004 në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave si ndihmës menaxhues i sektorit për mbështetjen financiare në zhvillimin rural dhe në bujqësi.

Në vitin 2006 si Drejtor në Byronë e ekspertizave gjyqësore.

Për gjyqtar në Gjykatën administrative është zgjedhur në vitin 2007.

Për gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë është zgjedhur më 13.09.2010.

Për gjyqtar në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë është zgjedhur më 14 prill 2011.

Pas skadimit të mandatit 9 vjeçar si gjyqtar në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej më datë 14.06.2020 vazhdon të ushtrojë funksionin gjyqtar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Publikime dhe aktivitete:

 

Në nëntor dhe dhjetor të vitit 2008 – anëtarë i Komisionit për provim përfundues pranë Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik për gjeneratën e I dëgjues të trajnimit fillestar.

Në periudhën prej vitit 2013 deri më vitin 2015 – ligjërues në trajnimin fillestar nga sfera e të drejtës kushtetuese për gjeneratën e V dëgjues të trajnimit fillestar pranë Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.

Gjyqtar Jelica Krstevska

Gjyqtar Jelica Krstevska

Emër:
Jelica Krstevska
Vit përzgjedhja:
2011
Sfera e punës:
Sektori i veprave civile dhe Këshilli i specializuar i ankesave kundër vendimeve të Gjykatës Administrative

Arsim:

E lindur më 17.5.1961 në Kriva Pallankë. Jeton në Shkup.

Ka diplomuar në Fakultetin juridik pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” Shkup më 22.3.1984.  Provimin e jurisprudencës e ka kaluar më 22.10.1987.

Përvoja e punës:

Më 07.7.1987 stazhier në Gjykatën e Qarkut  Shkup.

Më 22.10.1996 bashkëpunëtore në sektorin civil në Gjykatën e Qarkut Shkup.

Më 01.7.1996 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup II Shkup.

Më 01.11.2007 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën administrative të Republikës së Maqedonisë.

Më 15.7.2011 përzgjedhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Më 18.12.2012 përzgjidhet anëtarë e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.

Më janar 2014 emërohet anëtarë në Këshillin administrativ të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.

Më 05.2.2014 përzgjidhet zëvendës kryetar i Këshllit administrativ të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik, funksion të cilin e kryen deri më shtator 2018.

Pas skadimit të mandatit 6 vjetor si anëtarë i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë më 18.12.2018, vazhdon funksionin e gjyqtarit në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Gjyqtar Snezhana Gjorgjieska Zekirija

Gjyqtar Snezhana Gjorgjieska Zekirija

Emër:
Snezhana Gjorgjieska Zekirija
Vit përzgjedhja:
2012
Sfera e punës:
Sektori i veprave civile dhe Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm

Arsim:

E lindur më 06.1.1960 në Prilep. Jeton në Shkup, Është me kombësi maqedonase. Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup më 23.12.1985. Provimin e jurisprudencës e ka kaluar në Shkup më 12.12.1289.

Përvoja e punës:

Më 27.5.1986 punësohet si stazhier në Drejtorinë e të ardhurave shoqërore të Qytetit Shkup. Nga 06.7.1987 punon si stazhier në Gjykatën ekonomike të Qarkut Shkup në sferën e të drejtës ekonomike. Nga 1989 punon në Gjykatën ekonomike të Qarkut Shkup si bashkëpunëtore profesionale të seancave ekonomike, kurse nga 1994 ka qenë bashkëpunëtore profesionale në sektorin e falimentimit. Për herë të parë përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup I Shkup më 27.6.1996 ku punon sipas lëndëve në sektorin e falimentimit. Më 1998 në Gjykatën themelore Shkup I Shkup në 27.6.1996 ku punon sipas lëndëve të senacave ekonomike, kurse nga korriku 2007 punon si gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup II Shkup  në materien e njëjtë. Më 17.2.2010 me vendim për përzgjedhje 07 – 317/1 (G.zyrtare e RM nr.25 nga 19.2.2010) përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën e apelit  Shkup, ku punon sipas lëndëve në sektorin tregtar dhe është kryetar i këshillit. Në mënyrë aktive shërbehet me gjuhën angleze. Ka njohuri nga sfera e punës me kompjuterë. Me vendim nr.07 – 1958/1 nga 25.12.2012 të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë është përzgjedhur gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Publikime dhe aktivitete:

Ka marrë pjesë në shumë seminare nga sfera e të drejtës tregtare dhe ka marrë cetrifakatë për:

mbrojtjen e pronës industriale – e drejta tregtare – mbrojtja nga konkurenca jo lojale. Në Akademinë  për gjyqtarët dhe prokurorët publik është mentor për të drejtat tregtare.

Gjyqtar Dr Xhemali Saiti

Gjyqtar Dr Xhemali Saiti

Emër:
Dr Xhemali Saiti
Vit përzgjedhja:
2012
Sfera e punës:
Sektori i veprave penale dhe Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm

Arsim:

I lindur më 14.9.1966 në Gllumovë. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Shkup. Jurist i diplomuar  - drejtimin juridik, Fakultetin juridik në Shkup më 21.3.1991. Provimin e jurisprudencës e ka kaluar më  24.6.1996. Studimet pasuniversitare: - Magjistër i shkencave juridike – Fakultetin juridik pranë Universitetit shtetëror të Tetovës me temë: “Zbatimi i masave të veçanta hetuese”. Doktor i shkencave juridike – Fakultetin juridik “Justinijan Prvi” Shkup. Mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës më 06.11.2012 me titull “Masat alternative përkundër formave të reja të kriminalitetit”.

Përvoja e punës:

Angazhimet profesionale:

  • 1992 – 1993 gazetar në RTVM -Radio Shkup.
  • 1996 deri në fund të vitit 1999 – avokat në Shkup
  • Më 27.12.1999, është përzgjedhur Ministër për vetqeverisje lokale në Qeverinë e RM, deri më 13.5.2001.
  • 2002 – 2006, anëtarë i Komisionit shtetëror zgjedhor të RM.
  • 2001 – 2004, zëvendës i kryetarit të Komisionit shtetëror zgjedhor të RM.
  • Nga dhjetori 2010 deri në gusht 2011, anëtarë i Komisionit shtetëror zgjedhor të RM.
  • Nga 23.5.2005 – 18.8.2011, avokat në Shkup.
  • Nga 2006, ndërmjetësues i autorizuar.
  • Nga 18.8.2011, gjyqtar në Gjykatën e lartë administrative.
  • Nga 25.12.2012, gjyqtar në Gjykatën supreme të RM.

Gjyqtar Isamedin Limani

Gjyqtar Isamedin Limani

Emër:
Isamedin Limani
Vit përzgjedhja:
2013
Sfera e punës:
Sektori i veprave civile dhe Këshilli i specializuar i ankesave kundër vendimeve të Gjykatës Administrative

Arsim:

- Fakultetin juridik e ka mbaruar 1990.

- Provimin e jurisprudencës – 2001.

Përvoja e punës:

 Lëvizje në shërbim : - 1992 – volonter në sektorin e rajonit të Ministrisë së drejtësisë në Tetovë, - 1993 – referent i pavarur në shërbimin profesioanl në SO Tetovë, - 1997 – Sekretar i Këshillit të Komunës Zhelinë, - 2002 – anëtarë i Komisionit shtetëror zgjedhor, - 2004 – këshilltar shtetëror në Ministrinë e drejtësisë, - 2009 – 2011 gjyqtar në Gjykatën administrative – mars 2011 përzgjidhet gjyqtar i Gjykatës së lartë administrative, fillon me funksionin më 30.6.2011. Më nëntor 2011 përzgjidhet Kryetar i Gjykatës administrative Shkup.

Gjyqtar Shpend Devaja

Gjyqtar Shpend Devaja

Emër:
Shpend Devaja
Vit përzgjedhja:
2013
Sfera e punës:
Sektori i veprave civile

Arsim:

I lindur në Shkup, më 19.4.1962. Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup më 1985. Më 1987 në Shkup ka kaluar provimin e jurisprudencës.

 

Përvoja e punës:

Më 1986 punon si stazhier avokati. Më 1988 punësohet si shef i sektorit juridik në POS Centrohemija Shkup. Nga 01.9.1990 është regjistruar në Dhomën Ekonomike të Republikës së Maqedonisë si avokat me numër rendor 300. Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë më 02.12.2013 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Publikime dhe aktivitete:

Nga 2004 deri 2010 – anëtarë dhe nënkryetarë i Këhillit administrativ të Dhomës së avokatëve të Republikës së

Maqedonisë. Nga 2000 deri 2010 – koordinues  i projektit të financuar nga UNHCR – Zyra në Shkup, për ndihmë

juridike pa pagesë të arratisurve në Republikën e Maqedonisë me titull: Free  Legal Aid to the Refugees in Rеpublic

of Macedonia” . Ka marrë pjesë në shumë seminare dhe konferenca të mbajtura në vend dhe jashtë, edhe atë " The

“European Convention on Human Rights and its Application on Asylum Seekers", organized by UNHCR B.O. -

Skopje," International Course on Refugee Protection in Response to  Failure of State Protection (Focus on Agents of

Persecution and the Concept of Internal Protection Alternative)",  organized by ECRE – London," International

Human Rights Instruments for Protection of Refugees", organized by  the Center for Refugees and Forced Migration

Studies – Skopje," Defending Human Rights in Practice" (lecturer: Andrass Grad, PhD, for-mer Adviser of the 

Secretariat of the European Human Rights Commission, Adviser of the

Hungarian Constitut. Court's president), organized by CSRC,"Proceedings before the European Court of Human

Rights" (lecturer: Bill Bowring, PhD, legal representative in proceedings before the Strasbourg Court, Professor at

the University of Essex), organized by CSRC, Seminar i organizuar nga ana e UNICEF dhe Këshillit të Evropës me

temë delikuenca e të miturëve,, International Criminal Court organized by ERA-Akademy of Europеan Law,

in Germany, Trajnim të trajnuesve nga Misioni i OSBE NMS/ SEKTORI PËR QEVERISJEN E TË DREJTËS, në lidhje

me ndryshimet e LPP, në temë: Hetimi. Teoria e rastit, Marrja në pyetje direkte, Marrja në pyetje e kryqëzuar dhe 

Marrëveshja për fajin.

 

Gjyqtar Mr Snezhana Bajllozova

Gjyqtar Mr Snezhana Bajllozova

Emër:
Mr Snezhana Bajllozova
Vit përzgjedhja:
2016
Sfera e punës:
Sektori i veprave civile dhe Sektorin për praktikë gjyqësore - Kryetare e sektorit

Arsim:

Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup më 20.3.1981.

Provimin e jurisprudencës e ka kaluar më 22.10.1982 në Shkup .

Në muajin nëntor 2014 ka magjistruar në Fakultetin Kolegji  amerikan në Shkup dhe ka marrë titullin magjistër i të drejtës afariste.

Ka njohuri të gjuhës angleze, si edhe njohuri të punës me kompjuterë.

Përvoja e punës:

Menjëherë pas diplomimit nga 1.9.1981 punësohet në Gjykatën e atëhershme të Qarkut si stazhier, ndërsa në vitin 1982 ka marrë titullin bashkëpunëtore profesionale në të njëjtën gjykatë dhe punon me lëndë edhe të materies penale edhe ato të materies civile.

Nga 01.4.1986 me kontratë ka kaluar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë, ku si bashkëpunëtore profesionale punon vetëm lëndë të materies civile.

Për herë të parë është përzgjedhur gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup I Shkup më 16.11.1987 ku deri më 1996 punon lëndë të materies civile, kurse pastaj deri në vitin 2008 punon lëndë të materies penale.

Nga viti 2004 deri më 2007 ka qenë anëtarë e Këshillit penal në Gjykatën themelore Shkup I Shkup,  e pastaj nga fundi i viti 2007 deri në maj 2008 edhe kryetar e Këshillit penal të kësaj gjykate.

Më 20.5.2008 me vendim nr. 07-1185/1 ( Gazeta zyrtare e RM nr.66/05 nga 28.5.2008) përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën e apelit Shkup, ku punon sipas lëndëve në Sektorin tregtar.

Me vendim të Këshillit gjyqësor të RM nr.08-1388/1 nga data 05.9.2016 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.

Me vendim të Këshillit gjyqësor të RM nr.02-1928/1 nga data 05.12.2016 është përzgjedhur ushtrues detyre – Kryetar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë.

Publikime dhe aktivitete:

Si gjyqtar i shkallës së parë ka marrë pjesë në të gjitha seminaret të organizuara në RM, qofshin ato nga sfera penale apo nga sfera civile. Ka qenë përfaqësuese e RM edhe në seminare të organizuara nga Këshilli i Evropës në Bukuresht, Madrid, Vienë dhe Tiranë, të cilat kanë të bëjnë me gjendjet në gjyqësinë në RM dhe Krimin e organizuar. Për këto pjesëmarrje posedon edhe shumë mirënjohje – certifikata.

Në vitin 2006 është zgjedhur kryetar e Organizatës themelore të Shoqatës së gjyqtarëve pranë Gjykatës themelore Shkup I Shkup, ku qëndron deri në përzgjedhjen gjyqtar në Gjykatën e apelit Shkup.

Nga ana e Akademisë për trajnim të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vitin 2008 caktohet mentor nga sfera penale.

Në periudhën e vitit 1996 deri më 2004 ka marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë edhe atë si kryetar edhe si anëtarë e komisionit zgjedhor.

Në vitin 2009 nga ana e Akademisë për trajnim të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik caktohet mentor për mbajtjen e trajnimit praktik për gjeneratën e dytë të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë publikë të sferës civile.

Nga ana e Këshillit gjyqësor të RM ka marrë lejen për ligjërim në Fakultetin e theksuar nga sfera për të cilën është magjistruar.

E parë<12>E fundit

Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_

Të rejat e fundit


Të gjitha lajmet