Gjyqtarеt
ActionsGjyqtarеt
Kryetari
CV e Kryetarit
Gjyqtar Besa Ademi
Arsim:
E lindur më 23.1.1964 në Shkup. Jeton në Shkup. I përket kombësisë shqiptare. Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup 1990. Provimin e jurisprudencës e ka dhënë më 08.4.1993.
Përvoja e punës:
Më 15.12.1990 ka filluar të punojë si stazhiere – vullnetare në Gjykatën e Qarkut të atëhershëm Shkup, më 08.2.1994 ka qenë bashkëpunëtore profesionale në të njëjtën gjykatë. Në periudhën nga 09.12.1999 deri më 14.6.2004 ka punuar si zëvendëse e Prokurorit publik të RM në Prokurorinë publike të RM. Më 15.6.2004 me vendim për zgjedhje 07-2592/1 (G. zyrtare e RM nr.38/04 nga 17.6.2004) zgjidhet gjyqtare në Gjykatën e apelit Shkup, ku punon sipas lëndëve në sektorin civil. Më 07.7.2009 zgjidhet gjyqtare e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë. Ka njohuri solide të gjuhës angleze. Ka përvojë të punës me kompjuterë në Word. Është anëtare e komisionit për provimin e jurisprudencës.
Më 12.02.2021 me vendim me nr.09 – 309/1 nga ana e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur për Kryetare e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Më 12.03.2021 Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dha deklaratë solemne para Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.