Njoftim nga mbajtja e Seancës së gjyqtarëve [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga mbajtja e Seancës së gjyqtarëve

Risi  |  13 Pri 2023
Më 12.04.2023, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti Seancë të gjyqtarëve.

Seanca e gjyqtarëve, shqyrtoi Propozim – Pjesën narrative dhe Planin aksionar për Strategjinë zhvillimore 2023 – 2027 dhe nxori Konkluzion që të dërgohet Mendim mbi propozimin e dorëzuar drejtuar Grupit të punës pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrit të Drejtësisë.

Seanca e gjyqtarëve i mbështeti propozimet e Pjesës narrative dhe të Planit aksionar për Strategjinë zhvillimore 2023 – 2027 që janë për respektimin dhe përforcimin e rolit dhe pozitës së Gjykatës Supreme si gjykatë më e lartë në shtetin në përputhje me parimin kushtetues të ndarjes së pushtetit.

Në Seancën e gjyqtarëve, kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, njoftoi edhe për aktivitetet e ndërmarra lidhur me implementimin e standardeve dhe rregullave për sigurinë e mbrojtjes së informacioneve të klasifikuara, si dhe për Politikën e integritetit të nënshkruar të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, me propozim të kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, Seanca e gjyqtarëve diskutoi për veprimin e përditësuar të lëndëve me profil të lartë dhe me interes publik, si një nga çështjet e rëndësishme për efikasitetin e gjyqësorit dhe besimin e publikut.

 

                                                                           Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut


 


 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_