Informacion për publikun
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Informacion për publikun
Në takim, u diskutua për procesin e përgatitjes së Metodologjisë me indikatorë për lëndët e komplikuara gjyqësore në suaza të projektit “Mbështetja e Këshillit gjyqësor në krijimin e sistemit kualitativ për vlerësimin e gjyqtarëve”, të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës, por të implementuar nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike (CPIA), në koordinim me projektin “Mbështetje e reformave në sektorin e gjyqësisë”, të financuar në suaza të programit IPA të Unionit Evropian. Përfaqësuesit e qendrës dhe ekspertët zbërthyen qasjen për konstatimin e lëndëve të komplikuara dhe u analizuan rezultatet e fituara të procesit konsultativ, ku ishin përfshirë gjyqtarët e të gjitha instancave.
Në fund të takimit, u shpreh falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qendrës për hulumtime dhe analiza juridike.