Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, zyrtarisht ia dorëzoi Raportin e Be-së, kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir, zyrtarisht ia dorëzoi Raportin e Be-së, kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi

Risi  |  9 Nën 2023
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir, sot kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, zyrtarisht ia dorëzoi Raportin e ri për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ambasadori Gir në fjalimin e tij, i theksoi aktivitetet dhe angazhimet e Gjykatës Supreme, të cilat janë vërejtur pozitivisht, duke theksuar se sundimi i së drejtës, pavarësia dhe transparenca e gjyqësorit kanë një rol të rëndësishëm për aspiratat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe Gjykata Supreme është e përkushtuar në këto parime në të cilat çon edhe Raporti i ri i Bashkimit Evropian.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, duke i shprehur falënderim ambasadorit Gir për dorëzimin zyrtar të Raportit të BE-së në gjykatën më të lartë të vendit, tha se për plotësimin e standardeve evropiane duhet vullnet, vendosmëri, qasje serioze, si dhe zbatimi konsekuent i principeve për gjyqësor të pavarur.

Ajo që është e rëndësishme për Gjykatën Supreme është që në Raportin e ri, siç edhe vitin e kaluar, gjykata më e lartë e vendit përsëri është vlerësuar pozitivisht, gjë kjo që është konfirmim i angazhimeve të vazhdueshme. Kjo për ne paraqet një kënaqësi të madhe. Kemi kontribuar shumë përkushtim dhe energji në këtë plan. Në Raportin potencohen aktivitetet e Gjykatës Supreme në aspektin e qëndrueshmërisë së vendimeve gjyqësore, përparimin e praktikës gjyqësore, transparencës dhe punën e Këshillit për Gjyqësor të Hapur dhe miratimin e qëndrimeve parimore të themeluara në standardet evropiane”, tha kryetarja e Gjykatës Supreme.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_