Me rastin e ditës së Jurisprudencës në Gjykatën Supreme u mbajt Tryezë e rrumbullakët për Konventën Evropiane [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Me rastin e ditës së Jurisprudencës në Gjykatën Supreme u mbajt Tryezë e rrumbullakët për Konventën Evropiane

Risi  |  3 Pri 2023
Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vigjilje të Ditës së Jurisprudencës, 31 mars, u mbajt Tryezë e rrumbullakët në temë “Zbatimi i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut – sfidë për gjyqësorin”.

 

 

Në këtë ngjarje, të pranishëm ishin gjyqtarët e Gjykatës Supreme, kryetarja dhe anëtarë të Këshillit gjyqësor, kryetarët e katër gjykatave të apelit, gjyqtarë të gjykatave të apelit, drejtoresha e Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik, përfaqësues të organizatave qytetare dhe përfaqësues të Përfaqësive diplomatike në vend.   

Duke uruar Ditën e Jurisprudencës, kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, theksoi se zbatimi i standardeve evropiane në kontekst bashkëkohor paraqet sfidë për tërë gjyqësorin.

 

“Gjykata Supreme si gjykatë më e lartë në vend, ka rolin kushtetues dhe ligjor për nxitjen në përparimin e praktikës gjyqësore, sidomos nga aspekti i zbatimit të standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo jep kontribut të madh për pavarësinë, efektivitetin dhe transparencën si parime kryesore për sundimin e të drejtës”, tha Ademi, duke shtuar se në Gjykatën Supreme edhe në të ardhmen do të mbahen takime të këtilla për më shumë çështje aktuale.  

Folësit, në Tryezën e rrumbullakët e përshëndetën iniciativën e Gjykatës Supreme për hapjen e diskutimit për një temë tepër aktuale dhe theksuan se takimet e këtilla mundësojnë që të flitet për çështje thelbësore në gjyqësorin.

 

“Zbatimi i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka rëndësi kryesisht për përparimin e praktikës gjyqësore, për cilësinë e drejtësisë, për mbrojtjen e të drejtave dhe liritë e njeriut, për forcimin e edukimit dhe kulturës juridike dhe për reputacionin e gjyqësorit”, u përmbyll në këtë ngjarje.

 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_