Njoftim për Seancën e përgjithshme të mbajtur, të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për Seancën e përgjithshme të mbajtur, të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për opinionin  |  11 Nën 2021
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 11.11.2021 (e enjte), mbajti Seancë të përgjithshme, elektronike përmes platformës ZOOM, në të cilën u propozua dhe u miratua:

RENDI I DITËS

1. Vendimmarrja e kërkesës për përjashtim nga procedimi i ankesës së deklaruar kundër aktvendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2. Vendimmarrja e kërkesës për përjashtim nga procedimi i ankesës së deklaruar kundër aktvendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

3. Vendimmarrja e kërkesës për përjashtim nga procedimi i ankesës së deklaruar kundër aktvendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

4. Vendimmarrja e kërkesës për përjashtim nga procedimi i ankesës së deklaruar kundër aktvendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

5. Vendimmarrja e prapësimit të deklaruar kundër Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Orarit të punës së Kryetarit të gjykatës dhe gjyqtarëve në Gjykatën Themelore Negotinë, për vitin 2021.

6. Vendimmarrja e prapësimit të deklaruar kundër Aktvendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

7. Vendimmarrja e prapësimit të deklaruar kundër Aktvendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

8. Dhënia e mendimit të kërkesës së Kryetarit të Gjykatës Themelore Veles, për sistemimin e gjyqtarëve nga njëri sektor në tjetrin.

9. Vendimmarrja e prapësimit të deklaruar kundër Vendimit të Kryetarit të Gjykatës Themelore Kërçovë.

10. Dhënia e mendimit për propozim Ligj për Zyra për kthimin e pronës, të dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë.

11. Vendimmarrja e kërkesës për përjashtim nga procedimi i ankesës së deklaruar kundër aktvendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

12. Emërimi i anëtarëve, të Këshillit për vendimmarrje të ankesës së deklaruar kundër aktvendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas sistemit të shortit. (të prolonguar nga 27.10.2021)

Në këtë seancë:

Lidhur me pikën e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe pikën e njëmbëdhjetë të rendit të ditës miratoi aktvendim me të cilin kërkesa për përjashtim refuzohet.

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës miratoi aktvendim me të cilin prapësimi hidhet poshtë si i parregullt.

Lidhur me pikën e gjashtë dhe të shtatë të rendit të ditës miratoi aktvendim me të cilin prapësimi aprovohet dhe aktvendimi i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut abrogohet.

Lidhur me pikën e tetë të rendit të ditës nxori konkluzion se nuk ka kushte për dhënie të mendimit për shkak se veç më është marrë vendim nga kryetari i gjykatës, pa u kërkuar mendim nga Seanca e përgjithshme.

Lidhur me pikën e nëntë të rendit të ditës miratoi aktvendim me të cilin prapësimi hidhet poshtë si i palejuar.

Lidhur me pikën e dhjetë të rendit të ditës dha mendim pozitiv për propozim ligjin.

Lidhur me pikën e dymbëdhjetë të rendit të ditës morri vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit për vendimmarrje të ankesës kundër aktvendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë s Veriut.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_