Njoftim për mbajtjen e seancës së Sektorit të veprave penale
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për mbajtjen e seancës së Sektorit të veprave penale
R E N D D I T E
1. Aprovimi i procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave penale, të mbajtur më 08.11.2021.
2. Diskutimi mbi Rekomandimet e Zyrës për përfaqësim të RMV në GJEDNJ dhe aprovimi i mendimit juridik në lëndën Bajiq kundër RMV, A.nr.2833/13 të datës 10 qershor 2021, për zbatimin konsekuent të parimit të barabarësisë së mjeteve dhe kontradiktës së procedurës penale.
3. Aprovimi i Mendimit juridik të miratuar në seancën e Sektorit të veprave penale të datës 20.05.2021 – të prolonguar nga 08.11.2021.
4. Miratimi dhe aprovimi i konkluzionit përmes Sektorit të praktikës gjyqësore mbi çështjen juridike të Gjykatës së Apelit Shkup, për vendimmarrjen e kërkesës pronësoro – juridike e të dëmtuarit në përputhje me nenin 114 të LPP (të prolonguar) nga 20.05.2021 dhe 08.11.2021).
5. Shqyrtimi i shkresës së Këshillit gjyqësor të RMV nr.02-1408/1 të datës 14.09.2020 për politikën dënuese të veprave penale nga fusha e komunikacionit, të dorëzuar përmes Sektorit të praktikës gjyqësore SPR.nr.24/21.
6. Diskutim mbi konkluzione të aprovuara të Sektorit të veprave penale në vitin 2019, 2020 dhe vitin 2021, për publikimin në Web faqen e kësaj gjykate – të prolonguar nga 08.11.2021.
7. Diskutim dhe aprovim i sentencave mbi lëndët e kësaj gjykate: Kvp2.nr.7/20, Kvp2.nr.18/21, Vkzh1.nr.9/21, Kvp2.nr.5/21, Vkzh2.nr.14/21 dhe Kzz.nr.1/21 – të prolonguar nga 08.11.2021.
8. Diskutim mbi çështjen juridike të Gjykatës së Apelit Shkup: Nëse është dënues tentimi i veprës penale – “Vjedhja e rëndë” nga neni 236 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 pika 1 të KP – të prolonguar nga 08.11.2021.
9. Diskutim mbi çështjen juridike të Gjykatës së Apelit Shtip: Çfarë lloji të procedurës të zbatohet gjatë vendimmarrjes së lëndës për kundërvajtje që veç më është abroguar një herë, kurse nevojitet që të ndryshohet aktgjykimi i shkallës së parë nga ajo me liri në atë dënuese, me ç’ rast duhet që të konstatohet gjendje faktike ndryshe nga ajo që e ka konstatuar gjykata e shkallës së parë – e prolonguar nga 08.11.2021.