Njoftim nga Seanca e përgjithshme, e mbajtur e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga Seanca e përgjithshme, e mbajtur e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për opinionin  |  13 Tet 2021
Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 12.10.2021 (e martë), mbajti Seancë të përgjithshme elektronike përmes platformës ZOOM në të cilën u propozua dhe u pranua:

  RENDI I DITËS

1. Aprovimi i Vlerësimeve dhe konkluzioneve të raporteve të punës së gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për vitin 2020 (propozim).

2. Shqyrtimi i propozimit të mendimit juridik parimor “Në kontestet e përgjegjësisë civile për fyerje dhe shpifje kur është theksuar edhe kërkesa në para dhe jo në para, lejueshmëria e revizionit do të vlerësohet sipas vlerës së caktuar të objektit kontestues për çdo kërkesë të veçantë, në përputhje me nenin 372 paragrafi 2 të Ligjit për procedurë kontestimore. (e prolonguar nga data 17.05.2021) 

3. Shqyrtimi i njoftimit me rastin e kërkesës për dhënien e mendimit juridik, të parashtruar nga avokatja Ana Petrovski nga Shkupi.

4. Shqyrtimi i referatit me shkresë me shkrim, për mendim juridik parimor përmes Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të parashtruar nga Ministria е bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Sektori i policisë së pyjeve.

5. Dhënia e mendimit për propozim Ligj për avokaturë, të dorëzuar nga Ministria e drejtësisë.

6. Shqyrtimi i njoftimit me rastin e kërkesës për mendim juridik parimor, të parashtruar nga Elizabeta Dimitrievska nga f. Staro Sellë, komuna e Jegunovcit

7. Shqyrtimi i referatit me rastin e iniciativës së parashtruar nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Këshilli i buxhetit gjyqësor Shkup, për të cilin ka diskutuar Sektori i veprave civile.

8. Shqyrtimi i njoftimit me rastin e kërkesës për unifikimin e praktikës gjyqësore, të parashtruar nga Lidija Apostollova nga Shkupi.

9. Dhënia e mendimit për propozim Ligj për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje, të parashtruar nga Ministria e drejtësisë.

Seanca e përgjithshme:

 

  • Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës i aprovoi Vlerësimet dhe konkluzionet e raporteve të punës së gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për vitin 2020 dhe të njëjtat do të publikohen në faqen zyrtare të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës miratoi mendim juridik parimor, i cili do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Lidhur me pikën e tretë dhe të katërt të rendit të ditës nxori konkluzion se nuk ka praktikë gjyqësore të jo unifikuar dhe nuk ka bazë që Seanca e përgjithshme të veprojë për kërkesën; 
  • Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës dha shënime për propozim ligjin, të cilat do t’i dorëzohen Ministrisë së drejtësisë.  
  • Lidhur me pikën e gjashtë dhe të tetë të rendit të ditës nxori konkluzion se iniciativa hidhet poshtë, për shkak se nuk është parashtruar nga subjekt i autorizuar.
  • Lidhur me pikën e shtatë të rendit të ditës nxori konkluzion se nuk nevojitet që të miratohet mendim juridik parimor për çështjet e parashtruara.
  • Lidhur me pikën e nëntë të rendit të ditës dha mendim pozitiv për propozim ligjin.
   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_