Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave penale [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave penale

Njoftim për opinionin  |  29 Pri 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 27.04.2022 (e mërkurë), mbajti seancë të Sektorit të veprave penale, në të cilën u propozua dhe u pranua:

 

RENDI  I  DITËS

 

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave penale, të mbajtur më 16.02.2022.

2. Diskutimi mbi shkresën e Këshillit gjyqësor të RMV nr.03-20/5 të datës 23.02.2022 për praktikën gjyqësore jo të barabartë në politikën dënuese të sanksioneve të shqiptuara penale, të veprave penale nga fusha e komunikacionit sipas nenit 300 paragrafi (4) në lidhje me nenin 297 paragrafi (3) në lidhje me paragrafin (1) të KP.  

3. Diskutimi dhe miratimi i sentencave për lëndët: Kzz.nr. 9/2021; Kzz.nr.10/2021; Kr.nr.204/2021; Kvp KOK2.nr.21/2021 dhe Vkzh1.nr.7/2022.

4. Diskutimi për lëndën Kzz.nr.4/2022 për zbatimin e parimit ne bis in idem.           

Në këtë seancë:

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, u miratua procesverbali nga seanca e Sektorit të veprave penale, të mbajtur më 16.02.2022.

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, u nxor përfundim që të ridërgohet shkresa e Këshillit gjyqësor të RMV nr. 03-20/5 të datës 23.02.2022, me materialet e Sektorit të praktikës gjyqësore pranë kësaj gjykatë për procedim.

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, u miratuan sentencat e lëndëve: Kzz.nr. 9/2021; Kzz.nr.10/2021; Kr.nr.204/2021; dhe Vkzh1.nr.7/2022, të cilat në mënyrë shtesë do të publikohen në web faqen e gjykatës.

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, u nxor përfundim që të konstatohet për lëndët konkrete nëse ka parim ne bis in idem, nevojitet që gjykata gjatë vendimmarrjes t’i ketë parasysh tre elementet me të cilat udhëhiqet GJEDNJ për konstatimin e ekzistimit të këtij instituti, por si në lëndët e Gjykatës Evropiane (A dhe B kundër Norvegjisë  [GC], nr. 24130/11 dhe 29758/11, § 132, 15 nëntor 2016 dhe Bаçiç kundër Kroacisë, nr.67334/13, § 46, 08 tetor 2020).

 

Sektori i veprave penale

 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_