Konferenca e Rrjetit të gjykatave supreme pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Konferenca e Rrjetit të gjykatave supreme pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Risi  |  8 Qer 2023
Sot në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut filloi Konferenca e Rrjetit të gjykatave supreme (SCN) pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në këtë Konferencë i pranishëm është edhe një përfaqësues nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Konferenca e këtij viti e Rrjetit të gjykatave supreme (SCN) pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut i përkushtohet pavarësisë së gjyqësorit dhe mbrojtjes për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Në ngjarjen e sotme u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm të gjykatave supreme që janë anëtare të Rrjetit. Bashkëpunimi i ndërsjellë është një kontribut i rëndësishëm për solidaritetin dhe unitetin për zhvillimin e të drejtave dhe liritë themelore të njeriut.  

Qëllimi parësor është vendosja e dialogut për çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës, pavarësinë gjyqësore, respektimin e të drejtave dhe formimin e praktikës gjyqësore në pajtim me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në Konferencë u theksua se për pavarësinë e gjyqësorit me rëndësi është integriteti i gjyqtarëve, dhe se duhet të ketë pavarësi reale ligjore dhe funksionare nëpërmjet respektimit të parimit të ndarjes së pushteteve.

Kjo paraqet mbrojtjen thelbësore nga ndikimet dhe tentimet për prishjen e integritetit dhe pavarësinë e gjyqësorit, por edhe garanci për zbatimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, sipas të cilës secili ka të drejtë për procedurë të drejtë gjyqësore dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të pranuara me këtë Konventë.

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_