Ademi: Integriteti i gjyqtarit është garanci më e fortë dhe se ai nuk do t’i nënshtrohet presioneve dhe ndikimeve [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Ademi: Integriteti i gjyqtarit është garanci më e fortë dhe se ai nuk do t’i nënshtrohet presioneve dhe ndikimeve

Deklarata, Risi  |  3 Tet 2022
Ekzistojnë dy faktorë të rëndësishëm për pavarësinë e gjyqtarit dhe në përgjithësi për pavarësinë e gjyqësorit. Ato janë, njohuria profesionale dhe integriteti personal. Veçanërisht me rëndësi është integriteti personal ngase njohuria profesionale e problematikës e humb kuptimin e vet dhe qëllimin në qoftë se nuk ekziston etika, tha në intervistën për “Akademik”, kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi.

 

                  

 

“Përmes shembullit të tij personal çdo gjyqtar e mbron reputacionin e gjyqësorit dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe njëkohësisht e përforcon besimin te qytetarët. Integriteti i gjyqtarit është garanci më e fortë se ai nuk do t’i nënshtrohet presioneve dhe ndikimeve të çdo natyre dhe se do të veprojë në mënyrë të drejtë dhe ligjore në interes të drejtësisë, por edhe se do të veprojë në mënyrë profesionale në emër të qytetarëve.

Zbatimi i paanshëm i drejtësisë dhe rregullave, gjykimi i drejtë, përparimi i të drejtave të njeriut, barazia para ligjeve dhe siguria juridike e bazuar në sundimin e së drejtës janë principe themelore të çdo gjyqësori të pavarur dhe të çdo shteti juridik të pavarur. 

Këto principe nuk guxojnë të jenë parime vetëm të shënuara deklarative, por duhet të jenë praktikë e gjallë, mënyrë e sjelljes dhe veprimit, standard i fortë në funksionimin e gjyqësorit”, theksoi Ademi. 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_